Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, vizitoi sot të lindurit e parë të vitit 2014 në dy maternitetet e kryeqytetit. Në një prononcim për mediat në përfundim të vizitave, Beqaj tha se viti 2014 do të jetë viti i fillimit të ndryshimeve rrënjësore në sistemin e kujdesit shëndetësor.
“Do të fillojmë me kontrollin bazë falas për grupmoshën 40-65 vjeç, si dhe do të kemi për herë të parë mamografë të lëvizshëm që të çojmë kujdesin parandalues dhe diagnostikimin e hershëm në të gjithë territorin. Edhe një herë, Gëzuar 2014,” tha Beqja.
1 Comment

Po mbi 65 vjec o minister.