Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja theksoi se duhet domosdoshmërinë një reforme e shumanshme në sistemin shëndetësor, në mënyrë që ky sistem të rimëkëmbet.
Në një takim të zhvilluar me mjekë dhe infermierë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ministri Beqja tha se qëllimi parësor i qeverisë së re është zgjatja e jetës së shëndetshme të qytetarëve dhe parandalimi i fataliteteve.
“Ka nevojë urgjente për një reformë tërësore dhe të shumanshme që sistemi shëndetësor të rimëkëmbet. Jam i bindur se të gjithë bashkë mund dhe do t’ia dalim.”- deklaroi ministri Beqja.
Ai tha gjithashtu se shërbimi shëndetësor është shërbimi më i keq midis shërbimeve publike qe marrin sot qytetarët.

Sa i zgjuar ky robi! Vetem nje muaj minister dhe e kuptoi se sistemi shendetesor ka nevoje per rimekembje…
Me shqeteson fakti se kushdo qe behet minister shendetesie nuk ka me ate oratorine dhe hovin e meparshem.Zhyten ne ate punen e perditeshme rutine dhe harrojne rrevolucionin qe trumbetuan.I nderuar minister ju jap nje keshille modeste.Pastrojeni ministrine qe drejtoni nga parazitet qe vazhdojne dhe vegjetojne me vite dhe do shikoni ndryshimin qe kerkoni.Mos u zini bese kush ju ben lajka dhe as atyre qe flasin shume gjuhe te huaja.Shume nga ata qe jane vartesit tuaj me kohe jane kompromentuar.Une e njoh mire ate ambient.Kontrolloni njehere punesimet e bera nder vite dhe do shikoni se njerez nga bankat e fakultetit jane punesuar si specialiste te mirefillte dhe jane hequr nga puna te kualifikuarit.Kontrolloni njehere sektorin e prokurimeve si dhe te tenderimeve sidomos te aparaturave mjekesore,medikamenteve etj.Eshte e paimagjinueshme se si ne postet drejtuese ne drejtorite ministrore vazhdojne te njejtet njerez per vite me rradhe pa eficience ne punen e tyre dhe kjo vetem se i kane krahet e ngrohte, te pakten me kete gjuhe flitet ne ambientet tuaja.Pastaj rrezultatin ne terren e pate si e gjetet.Gjeni njerezit me integritet,vullnet,te kualifikuar dhe te paprovuar dhe rrezultati do jete mbreselenes.Ju uroj pune te mbare.