Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha mbi taksën progresive. Beqja tha se taksa e sheshtë është rrënuese për ekonominë shqiptare dhe se janë shtuar familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe borxhi publik pas vendosjes së kësaj takse. “Saliu iu kthye sot historisë së taksës së sheshtë. Ka disa javë që përpiqet të kapet si i mbyturi pas fijes barit nëpër raporte të ndryshme ndërkombëtare që, për fat të keq, as nuk arrin t’i kuptojë apo ata që ia thonë ia thonë së prapthi. Prandaj vijon të flasë rroma për toma. Ku jemi sot pas 5 vjetësh zbatim të taksës së sheshtë në Shqipëri. Rritja ekonomike, edhe sipas ministrit të Financave, është 5 herë më e ulët se sa kur u vendos taksa e sheshtë. Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike janë disa mijëra më shumë se kur u vendos taksa e sheshtë.
Borxhi publik që rëndon mbi supet e çdo shqiptari është shtuar më shumë se 50% edhe pse shumë pasuri publike u shitën për të mos u vënë kurrë në punë me eficiencë”. Duke sjellë një sërë faktesh që sipas PS kanë pësuar rënie pikërisht prej kësaj takse, Beqja theksoi se zgjidhja është vetëm, taksa progresive. “Ne nuk mund ta pranojmë këtë situatë. E vlerësojmë të padrejtë dhe jemi të vendosur ta ndryshojmë. Do të zëvendësojmë taksën e sheshtë me taksimin e ndershëm. Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë taksa.Rilindja e vendit do të fillojë edhe me vendosjen e parimit të progresivitetit në shpërndarjen e pasurisë që krijohet në vend”.
1 Comment
FLET RROMA PER TOMLLA