Berat, 63-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

Bora Basholli

Një 63-vjeçar nga lagjja “Çelepias” në qytetin e Beratit,ka tentuar ti japë fund jetës,duke i vënë flakën pasi është lyer me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qënë kalimtarët që kanë njoftuar patrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Pasi ka marrë mjekimin në Kirurgjinë e Beratit,63-vjeçari ndodhet aktualisht i shtruar në dhomën nr.5 të këtij reparti.

Mjekët kirurgë deklarojnë se, i moshuari ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.

Bashkëshortët Xhevair dhe Zhaneta Gjozi tregojnë se, shkak për këtë ngjarje janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetojnë.

Xhevair Gjozi shprehet se, nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë.

Ai pohon se, kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp. Bashkëshortja e tij, Zhaneta Gjoni shprehet se, Xhevairi është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti.

Ajo tregon se,prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qendra të specializuar për kujdesin e tij. Ajo i bën apel shtetit që ti lidhi një pension ose kemp pasi te dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *