Një 20 vjeçar është arrestuar sot nga policia e Beratit.
Sipas informacioneve të policisë 20 vjeçari Rafael Arapi, banues në lagjen Uznovë të Berati ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij 60 vjeçar, me iniciale Q.Ç, banues Berat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së denoncimit nga i moshuari, sakaq i moshuari është dërguar për mjekim në spitalin e Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “ Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
