Berat, arrestohet i arratisuri nga burgu në 1997, i dënuar për vrasje

anazapta

I arratisur nga burgjet që prej vitit 1997, arrestohet në lagjen ku banonte i fshehur i shumëkërkuari për vrasje. Policia e Beratit njoftoi dje se lokalizoi në lagjen “Muzakaj” dhe më pas ndaloi pas një rrethimi të kërkuarin Arben Kushe (Shehu), 45 vjeç. Mësohet se Arben Kushe, që kishte ndërruar mbiemrin që mbante Shehu, ishte dënuar me 21 vjet burg për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Krimi është kryer hershëm, në vitin 1994, pas një sherri të ndodhur në lokalet e ish-Kinoklubit në Berat, ku një person mbeti i vrarë me thikë. Kushe u arrestua dhe më pas dënua, ndërsa për shkak të trazirave u arratis nga burgu si gjithë të tjerët. Ai ishte një nga të shumëkërkuarit e listës së Interpol Tiranës. Policia tha se të arrestuarit i kanë mbetur edhe rreth 10 vite burgim për të vuajtur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *