Berat / Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës. Helmohet para se të flejë

Arta Taja

Babai i dy fëmijëve i dha fund jetës, pasi konsumoi një sasi të madhe helmi.

Shpëtim Krasi, 51-vjeçari nga lagjja “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Mesa duket  ai e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij.

Kishte darkuar i qetë me familjen, më pas kishte konsumuar “fotoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte aspak, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekspertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

51-vjeçari Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Sipas familjarëve, ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

Ata thanë se, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

a.t / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *