Plagoset me sende të forta, përfundon në spital një berber në Berat. Sipas të dhënave autori i ngjarjes pretendon se i dëmtuari i ka ngacmuar bashkëshorten.
Si pasojë e kësaj ai është konfliktuar me berberin, duke ushtruar dhunë fizike. Agresori nuk është mjaftuar me dhunën që ka ushtuar mbi berberin, por i ka shkuar edhe në spital për të vijuar sherrin.
Nga të dhënat paraprake thuhet se autori i ngjarjes është dhunuar nga të afërmit e berberit. Policia ka shkuar në spital për të hetuar ngjarjen.
