Berat, drejtuesit e autobusëve interurbanë, protestë kundër bashkisë

Dita

Drejtuesit e autobusëve interurbanë në Berat kanë protestuar dje në ambientet e Terminalit të qytetit, kundër dhënies së lejeve nga bashkia për taksitë 8+1 (furgonët). Të gjitha linjat interurbane që nisen nga Berati në drejtim të qyteteve të tjera të vendit, kanë pezulluar punën për më shumë se 1 orë në shenjë proteste, kundër këtij vendimi që kërkon të marrë bashkia e qytetit për shërbimin e taksive. Sipas drejtuesve të autobusëve, vendimi që kërkon të marrë bashkia është i jashtëligjshëm. Ndërkohë që paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokim të rrugës nacionale.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *