Berat-Durrës, asgjësohen 240 rrënjë kanabis

redaktor

Policia e Beratit asgjësoi 240 rrënjë bimë narkotike dhe shpalli në kërkim dy persona, shtetasit A.S, 51 vjeç, banues në Berat dhe F.S, 42 vjeç, banues në Kuçovë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Luzaj, shtetasit I.S, 55 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shpallja në kërkim e shtetasve A.S dhe F.S, filloi pasi dyshohen të jenë autorë të 240 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Luzaj. Bimët varionin nga  2.2 deri 2.9 m të larta. Materialet iu kaluan  Prokurorisë Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lëndë narkotike është asgjësuar edhe në Durrës. Policia , në kuadër të operacionit “Fabrika 2015”, dogji 230 rrënjë bimë kanabis. Marijuana u gjet e kultivuar në të gjithë territorin e fshatit Picerrakë të Krujës, ku  u bima narkotike kishte një lartësi 50-150 cm. Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *