Në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit, Këshilli i Qarkut Berat ka akorduar një fond për rikonstruksionin e lapidarëve, ç’ka ka bërë të nisë menjëherë puna. Në këtë fond përfshihet rikonstruksion i lapidarëve të dëmtuar nga vitet dhe erozioni, si dhe rikonstruksion i memorialeve dhe “Varrezat e Dëshmorëve” në Berat dhe Skrapar. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrit Sina, vlerësoi se fondi jepet për të nderuar luftën heroike për çlirimin e vendit. Sina ka përfituar nga fondi për lapidarët për të ngritur sërish çështjen për krijimin e një muzeu lufte në qytetin e Beratit.
