Berat, gjendet i mbytur në lumë peshkatari i humbur, dyshohet ngjarje aksidentale

anazapta

Trupi i pajetë i një 38-vjeçari është gjetur mëngjesin e djeshëm në ujërat e lumit Osum, pranë fshatit Vodicë. Viktima është Sokol Hysa. Lajmin e bënë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për një person të shpallur të humbur nga familjarët e tij dy ditë më parë. Pas njoftimit të familjarëve, organet e policisë filluan kërkimet, kurse dje kanë marrë një sinjalizim nga disa banorë të fshatit, për gjetjen e trupit. Uniformat blu e kanë marrë kufomën dhe e kanë dërguar në morgun e spitalit rajonal të Beratit, ku pritet që autopsia të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij. Në morg kanë mbërritur edhe familjarët e të ndjerit, të cilët kanë konfirmuar identitetin e njeriut të tyre, Sokol Hysa. Nga hetimet paraprake, dyshohet që Hysa ka humbur kontrollin teksa ka tentuar të kalojë lumin, pasi njihej si peshkatar i zonës. Megjithatë, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *