Berat, guroret janë kthyer në shqetësim për qytetarët

redaktor

Re pluhuri enden prej 15 vjetësh mbi kokat e banorëve të lagjes “Guri i Bardhë” në Urën-Vajgurore, duke ua vështirësuar çdo ditë e më shumë jetesën. Jo më larg se 20 apo 30 metra nga banesat e tyre, 20 punishte të përpunimit të gurit ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Mjetet e rënda që qarkullojnë mes shtëpive dhe rrugicave u prishin atyre jo vetëm qetësinë, pastërtinë e ajrit që thithin, dëmtimin e banesave, por u rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve. Bashkia e Urës Vajgurore jep të dhëna zyrtare se firmat e guroreve shpesh herë punojnë duke shpërthyer me lëndë plasëse afër qendrave të banuara për të nxjerrë mineralin e gurit dhe se një pjesë e tyre janë pa lejen përkatëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *