Tre persona mbetën të plagosur rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin është përplasur me një pemë në qendër të qytetit të Beratit. Burime nga policia bënë me dije se drejtuesi i automjetit tip “Benz”, me targë AA749GL, ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga, ndërsa më pas është përplasur me një pemë. Të plagosurit janë L. Selenica, D. Selenica, të afërm dhe I. Jera. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale kaluan rrezikun për jetën.
