Berat, mbingarkesa në rrjet i vë flakën zyrave të Hipotekës

redaktor

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat janë përfshirë ditën e djeshme nga flakët, si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik. Punonjësit ndërprenë punën dhe dolën jashtë godinës, ndërsa menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit në automatin qendror. Punonjësit shprehen se shkëndija elektrike ka ardhur si pasojë e mbingarkesës në zyra, nga rrjeti i amortizuar. Nuk dihet me saktësi nëse ka dëme në kompjutera, arkiva apo pajisje të tjera elektronike dhe po kryhen verifikimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *