Nga numërimi i 82 kutive në Berat, shumicën e votave e ka marrë Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim renditet në vend të tretë.
Në proces numërimi janë edhe 43 kuti.
Nga të dhënat më të fundit të gazetarëve të Ora News në Berat, bëhet me dije se PS ka marrë 13.230 vota. LSI 4.269 vota dhe PD 5.449 vota.
