Policia vendore arrestoi disa persona me akuzën e dëmtimit dhe vjedhjes së varrezave të qytetit. Ata grabisnin pjesët metalike në varreza për t’i shitur për skrap. Fenomeni është denoncuar prej vitesh nga ana e banorëve të qytetit të Beratit dhe vetëm së fundmi policia arrestoi personat që vidhnin varrezat. Ata janë Fation Ramazani, 24 vjeç, nga Cërriku dhe Anest Gjolena, 34 vjeç, nga komuna Kajan e Elbasanit. Ata kanë udhëtuar në Berat duke synuar vjedhjen e varrezave atje.
