Berat, përroi për pak sa nuk vret 5 anëtarët e familjes Guri

anazapta

Një familje shpëtoi mrekullisht pasi banesa e tyre u përmbyt gjatë natës nga vërshimi i përroit në fshatin Beleshovë të Beratit. Reshjet e rëna gjatë dy ditëve të fundit shkaktuan daljen e përroit nga shtrati, duke rrezikuar jetën e 5 pjesëtarëve të familjes Sali Guri. Kryefamiljari, shtëpia e të cilit ndodhet në periferi të fshatit, apelon për ndihmë, pasi sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë banesa e tij përmbytet. Ai kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve vendore, me qëllim mundësimin e infrastrukturës për të shmangur përmbytjet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *