Berat, policia zbulon 470 rrënjë kanabis

editor

Policia e Qarkut të Beratit ka mundur të identifikojë një tjetër parcelë të mbjellë me kanabis. Sipas burimeve të uniformave blu, zbulimi është kryer në një prej fshatrave të Skraparit, më saktësisht në Vërzhev.

Inspektorët e antinarkotikëve, menjëherë pas marrjes së informacioneve, se në këtë fshat ndodhej një parcelë e mbjellë me rreth 470 bimë kanabis, kanë nisur operacionin në terren.

Sipas forcave të policisë, në zonën e braktisur, bimët arrinin lartësinë deri në  dy metra të larta. Asgjësimi i tyre ka qenë i menjëhershëm nga uniformat blu, ndërkohë që, bëhet me dije se kanë nisur hetimet për të zbuluar kultivuesit e parcelës me kanabis.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *