Një rrap shekullor është rrëzuar para pak minutash në aksin rrugor mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë, sipas një lajmi të sapo bërë publik nga organi mediatik Top Chanel.
Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së fortë,e shoqëruar me shi e rrebesh gjatë ditës së sotme. Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur,ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin kah dhe, tashmë, qarkullimin në këtë aks është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.
Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve.
e.ll./dita

Vete e shkruani , kjo peme eshte shekullore . Duhet pa tjeter sidomos ne akset rrugore dhe ne rastin ne fjale ketu kalojne edhe kembesoret ,duhet jo vetem per kete rast ,por ne rang republike te kontrollohen nga specialistet pemet ,per te shmangur aksidentet . Cdo gje edhe lind edhe me vone vdes . Prandaj mos ja ngjisni betem fain eres dhe shiut ?????