Zjarri i cili ka përfshirë sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane, ka shkaktuar tym dhe panik tek banorët e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Berati.
Për disa orë re tymi kanë mbuluar qytetin muze, ndërsa forcat zjarrëfikëse kanë kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, i cili ka lënë nga pas një ndotje të madhe mjedisore.
Nuk është hera e parë që sheshi i depozitimit të mbetjeve përfshihet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje të tillë.
