Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë.
Sipas të dhënave krahasuese të INSTAT në tremujorin e parë 2022 numri i lindjeve shënoi rënie vjetore me 4.2%, por në disa qarqe rënia ka qenë më e mprehtë. Në krahasim me një vit më parë, Dibra shënoi rënie të lindshmërisë me 22%, Korça me 19% dhe Berati me 17.4%.
Përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë. Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 derri më 2022 ra me 18 %, por në disa qarqe ishte dy herë më shumë.
Gjatë dekadës së fundit numri i beve të lindura në Berat ra me mbi 40 %, ndërsa në Gjirokastër u tkurr me 39.4% dhe gjithashtu edhe në Korçë me mbi 39%. Rënia e lindjeve përgjatë 10 viteve të fundit ishte në mbi 30% ne shumicën e qarqeve të vendit, përveçse në Tiranë dhe Durrës.
Kryeqyteti është i vetmi qark në vend që ka pësuar rritje të shkallës së lindshmërisë me mbi 6 %, përgjatë dekadës. Rritja e lindjeve në Tiranë është stimuluar nga imigrimi i brendshëm, i cili çoi në rritjen popullsisë se kryeqytetit nga viti në vit.
Durrësi, qyteti i dytë në vend popullsia e të cilit është rritur nga migrimi i brendshëm, nuk ka pësuar rritje të lindjeve gjatë dekadës së fundit. Numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera.
Rënia e lindjeve po tregon se kapitali njerëzor i vendit po përkeqësohet, i nxitur edhe nga normat e larta të emigracionit. Studime nga metodologji të ndryshme të INSTAT tregojnë se gjatë dekadës së fundit të larguarit nga vendi janë nga 240-600 mijë, por shifra e saktë pritet të zbardhet nga censi i popullsisë që do të kryhet këtë vit.
Pakësimi i popullsisë, ku shumë shpejt pritet që shumicë të jenë moshat e vjetra do të ndikojë negativisht zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk mund të nxisë modelin ekonomik drejt novacionit dhe nga ana tjetër nuk është e aftë të luftojë për të drejtat e njeriut dhe kushte më të mira të qeverisjes.
Në vitin 1990, kur ekonomia shqiptare preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 32 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 77%.
Duke parë trendin historik të lindjeve që nga vitet 1991 shihet një lidhje e qartë me migracionin. Bebet ranë sistematikisht në vitet 1990 – 1994, të ndikuara nga vala e parë e emigracionit. Deri në vitin 1996, ishin larguar nga vendi mbi 600 mijë shqiptarë.
Viti i mbrapshtë 1997 shënoi eksodin e dytë më të madh të shqiptarëve me mbi 100 mijë të larguar nga vendi në një vit, hemorragji që do të vijonte edhe në vitet e mëvonshme, duke i ndikuar negativisht lindjet deri në vitin 2009.
Më pas, thuajse për pesë vite rresht, pati një stabilizim të emigracionit dhe gjithashtu lindjet ndaluan rënien dhe nisën të rriten deri në vitin 2015. Por fenomeni i pakësimit të bebeve është rikthyer frikshëm vitet e fundit.
Monitor
j.l./ dita
Ha-ha-ha, oh c’lajme te mira per ne antishqiptaret! Shqiperia po rrudhet nga shqiptaret e vuajtur! Por ani, ne nuk pyesim per INSTANT-in, popullsia shqiptare ne Shqiperi eshte -sic thote komentuesi i nderuar pa nick- 3,9 milione banore! Ha-ha-ha, flini gjume se gjithshka po shkon vaj, …. ne interes tonin, te antishqiptarve!
Mos genje kot ti plehra gazetaruce xhorxhsoriste. Ti je nje antishqiptar i vertet qe genjen. Shqiperi ka lindshmeri me te madhe sesa genjen INSTATi. Ai komentuesi qe hodhi poshte INSTATin ka te drejte. Edhe pervec asaj duhet te konsiderohet ajo 10% e popullsise qe ia mohuan Shqiperise.
Ah tjeter gje eshte qe doni ti vrisni shqiptaret ne te ardhmen me vaksinat (vrastinat) dhe te zbatoni sjelljen e te huajve sipas axhendes se shefave tuaj.
Me vaksinat doni ti shkaktoni kancera shqiptarve dhe ne te njejten kohe i fshehni metodat se si sherohen te gjitha kancerat.
Kete gje ne lidhje me vaksinat dhe kancerat e bejne edhe koleget tuaj xhorxhsorist ne te gjitha vendet e botes.
U kuptuam tani.
INSTATi si gjithmon propagandon ate qe do axhenda e elites globale.
Në Berat dhe Gjirokastër, (si qarqe besoj), kanë rënë lindjet sepse sidomos popullsia rurale është larguar, në emigracion më së shumti, por jo pak ka zbritur në Tiranë, prej ku dhe rezulton rritje e lindshmërisë. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse dihet që lindjet në familjet qytetare në çdo kohë edhe në regjimin hoxhist, kanë qenë më të ulta se sa në familjet fshatare.