Berati, “eksperiencë e përjetshme”!

redaktor

 

Nga Blerina Ago*

Përveçse është një nga qytetet më magjepsës të Shqipërisë dhe të Ballkanit, Berati është i njohur gjerësisht për traditën e tij unike në artizanat dhe mjeshtërinë e të gatuarit.

Berati është një nga qytetet e vetme të Shqipërisë që përveçse ka zhvilluar një linjë të plotë të suvenireve dhe produkteve ushqimore vendase, gjithashtu i ofron vizitorëve eksperiencën e plotë të takimit me artizanët në studiot – në shtëpitë e tyre, në lagjen e vjetër të qytetit të Mangalemit apo Goricës.

0Vizitorët mund të porosisin gdhëndje të personalizuara të gurit dhe drurit, skica, stoli dhe zahiret vendase sikur të jenë marrë përsëri në një tjetër epokë nga meloditë e muzikës popullore të Beratit dhe anekdota nostalgjike, treguar me zë të ulët nga artizanët.

Së fundmi, Berati ka zhvilluar markën e vet dhe identitetin vizual – në kuadër të projektit “Marka e Beratit dhe Suvenire” si dhe ka hapur zyrën e interpretimit turistik, iniciuar nga Albania Rafting Group, Bashkia Berat dhe BID Berat dhe mbështetur nga Ambasada e Zvicrës përmes “Konkursit Risi 2015”, një nismë e risi e projektit të punësimit të të rinjve “RisiAlbania”, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

2

Në vitin 2015 “Marka e Beratit dhe Suvenire” fitoi një nga çmimet e Konkursit Risi Turistike 2015 për Qarkun e Beratit.

“Marka e Beratit dhe Suvenire” do t’i shtojë vlerat produkteve të ndryshme tradicionale të Beratit, të cilat do promovohen për turistët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu, do t’i ndihmojë artizanët vendas të prodhojnë dhe shesin më shumë produktete interesante për turistët, duke ruajtur në të njëjtën kohë nga një brez në tjetrin artizanatin e lashtë. Çdo turist do të shijojë zanatet e bukura të Beratit duke çuar në shtëpi një kujtim të jashtëzakonshëm nga ky qytet i lashtë dhe tërheqës.

Ne ju ftojmë të merrni dhe të shijoni udhëtime në Berat, të mësoni më shumë për këtë qytet, të merri një pjesë tradicionale të tij me vete dhe do të kontribuoni në mbajtjen gjallë të këtyre vepra artizanale të mahnitshme!

3

Vizitoni qytetin e këndshëm e Beratit dhe përjetoni disa nga atraksionet më të bukura të qytetit!

Fakte mbi Beratin!

1- Berati është quajtur qyteti i “një mbi një”,dritaret dhe ju mund të shihni vetë nëse e shikoni në lagjen Mangalem nga kodrat e Goricës.

2- Sesi ikonografi i famshëm Onufri i Beratit krijoi “Të kuqen e Onufrit” apo se pse ai e ka përdorur atë si markë të nënshkrimit të tij, ende konsiderohet si një nga misteret e artit bizantin.

3- Berati është i njohur për ullinjtë e tij të shijshëm. Sigurohuni që të provoni disa!

4- Berati është i njohur për promovimin e bashkëjetesës fetare. Ai është një nga qytetet e rralla që mban kishat, xhami dhe teqe të ndryshme pranë njëri-tjetrit.

5- Berati është shtëpia e Kodikëve të Purpurt dhe të Artë, të konsideruar si dy nga dokumentet e shkruar të ruajtur më] mirë nga literatura biblike.

6- Rajoni i Beratit dallohet për pamjen marramendëse që ofrojnë kanionet e lumit Osum në Skrapar dhe 8 ujëvarat e tij.

*Eksperte turizmi

 

5  789

1

2

Share This Article
1 Comment
  • Nje pune e perkryer! Blerina te pergezoj per punon qe ben. Nje promovim shume i mire i vlerave kulturore te qytetit te Beratit, por jo vetem. Urime dhe suksese. Nuk doja pa vlersuar dhe punon e shkelqyer te dizajnit. Nje zberthim shume i gjetur. E kam ndjekur punen e djalit edhe ne Qendren Kombetare te Muzeumeve. Urime Qerim dhe te uroj suksese te metejshme. Di ti tregosh bukur vlerat e qytetit tend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *