Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut
Xhavit Ismailaga: Isha bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që nga viti 1954. Më 1955 më rekrutoi me para UDB nëpërmjet Radvoj Aliçit, nëpunës i ambasadës jugosllave!
(Vijon nga numri i kaluar)
Në seancën e 8-të të gjyqit të Kadri Hazbiut, pas debatit të Feçor Shehut me Ali Çenon, lidhur me vizitën misterioze të ish-ministrit të Punëve të Brendshme në vilën e Mehmetit, pak orë para vetëvrasjes së ish-kryeministrit, radha e deponimeve është për të pandehurin Xhavit Ismailaga, ish-berber në hotel ‘Dajti’ në Tiranë.
“Isha bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që nga viti 1954. Më 1958 më rekrutoi me para UDB nëpërmjet Radvoj Aliçit, nëpunës i ambasadës jugosllave! Më pas lidhjet i mbaja dhe me agjentët e UDB që erdhën pas tij. Në berberhanen time bënin takime e shkëmbenin zarfe Feçor Shehu
Dhe agjentët jugosllavë. Bëja dhe punë të tjera për llogari të jugosllavëve deri sa më arrestuan më 3 prill të vitit 1982”- deponoi mes të tjerave Ismailaga në këtë seancë….
Kryetari:- Mirë, tjetër pyetje?
Feçori:- Feçor Shehu thotë, ka qenë për shuarjen e luftës së klasave… Ku e bazon këtë? Në martesat e fëmijëve të mi, në qëndrimet e mia, ku e bazon, në çfarë faktesh?
Aliu:- Këtë e bazoj në faktin e rastit të Irena Papës.
Kryetari:- Këtë e bazon…
Feçori:- E Irena Papës? Irena Papës, e ka bërë…..
Aliu:- Një, dhe në bazë të dokumenteve që disponon hetuesia, të lëshimeve që keni bërë, domethënë, që keni ndihmuar fejesën e Silvës….
Feçori:- Ti s’je as prokuror, as kryetar…
Aliu:- E kam dëgjuar dhe po e dëgjoj…
Kryetari:- Në të Irenës….
Feçori:- Irena Papës ne ja kemi bërë biografinë, siç ja ka bërë Drejtoria e Tiranës.
Kryetari:- Do ta shpjegosh vetë atë ti…
Aliu:- Edhe të Silva Turdiut, edhe në fejesën e Silva Turdiut që keni dorë….
Feçori:- Ali Çeno ka qenë njeri i privilegjuar i Mehmet Shehut, apo jo! Ka qenë njeri i privilegjuar dhe për këtë ka raste që ai dërgonte njeri në vende më të preferuara jashtë shtetit përveç Ali Çenos…..
Aliu:- Unë, i privilegjuar nga Mehmet Shehu kam qenë. Më ka dërguar jashtë shtetit më shumë se sa kanë shkuar shokët e tjerë…
Kryetari:- Tjetër pyetje ke?
Feçori:- Nëse i ka thënë Xhule Çirakut ky që juve Xhule Çiraku, domethënë, Ministria e Brendshme nuk interesoheni për mbrojtjen e jetës së Mehmet Shehut. I ka thënë ndonjëherë…..
Kryetari:- I ke thënë Xhule Çirakut?
Aliu:- Nuk mbaj mend ti kem thënë.
Feçori:- Këto kisha.
Kryetari:- Ulu. I pandehuri Kadri Hazbiu, keni pyetje?
Kadriu:- Kam.
Kryetari:- Hajde.
Kadriu:- Pyetjen e parë kam këtë. Ky më atribuon mua se kam vajtur më datën 17 në shtëpinë e tradhtarit dhe armikut Mehmet Shehu. A ka mundësi të thotë këtu para trupit gjykues kohën kur vajta?
Aliu:- Kohën nuk mund ta përcaktoj, sepse as nuk ishim informuar që do vije, në orën 9 apo në 8, po di këtë që pas mbledhjes së Byrosë Politike…
Kadriu:- Pas mbledhjes së Byrosë Politike, është një hapësirë e pa caktuar kohe…
Aliu:- Nuk jam në gjendje të përcaktoj orën sepse nuk isha i interesuar se nuk dija gjë….
Kryetari:- Siç thotë ai nga shpjegimet, një herë ka shkuar në shtëpi pasi e ka përcjellë atë, pastaj e ka thirrur Lleshi. Është e vërtetë, të ka thirrur ai Lleshi?
Aliu:- Po, më ka thirrur, kam ardhur me makinë.
Kryetari:- Është ky Lleshi?
Aliu:- Është doktori.
Kadriu:- Është vërtetuar kjo që e ka thirrur Lleshi?
Kryetari:- Lleshin, do ta thërresim. Është pyetur si dëshmitar, apo do ta thërrasim…?
Kadriu:- Ky thotë se unë vajta nga porta sekondare dhe ky nuk dinte gjë. Si është e mundur të mos dinte gjë për derisa ishte aty?
Kryetari:- Si?
Kadriu:- Si është e mundur që të mos dinte se unë jo vetëm pritesha të vija unë, por edhe që duhesha futur nga porta sekondare. Në bazë të atyre rregullave strikte, rigoroze, që kishte vendosur Mehmet Shehu dhe shërbimin ku i drejtonte Ali Çeno. Si shpjegohet, si e shpjegon ky?
Aliu:- Këtë e shpjegoj kështu sepse ky ka ardhur i pa njoftuar dhe se çfarë veprimesh ka kryer me Mehmet Shehun, ka ardhur fshehurazi….
Kadriu:- Mirë, ajo është çështje tjetër. Çështja është hyrja në shtëpinë e Mehmetit, kupton!. Për të ardhur unë e ti afrohem murit nga porta e prapme dhe pa e ditur ti se do të vij unë, është një çikë, më duket e pashpjegueshme…..
Kryetari:- Çfarë pyetje t’i bëjmë tani, ky thotë këtë që kam takuar Kadri Hazbiun!
Kadriu:- Jam dakord, por nuk ndodhte kështu. Nuk është ky regjimi në rajonin e ruajtjes së udhëheqësit dhe atje ku ka shërbyer Ali Çeno. Nga ika unë kur ika, mirë për të hyrë, është e kuptueshme që nuk je lajmëruar, do marrim variantin që nuk ishe lajmëruar, edhe efektivisht nuk dije nga vajta. Kur dola, nga ika unë?
Aliu:- E thashë, e theksova, unë nuk e pashë nga iku, derisa e përcolla…
Kryetari:- Ku e përcolle ti, deri ku?
Aliu:- Deri tek porta anësore e oborrit të shtëpisë. U mbyll dera dhe unë u nisa për të shkuar në lokalin e shërbimit. Nuk e pashë nga iku, a iku nga lulishtja që të çon tek shtëpia e Petraq postolit, a tek ish-ndërtesa e Ministrisë së Jashtme, këtë nuk e di….
Kryetari. Mirë, pyetje tjetër….
Kadriu:- Thotë që shtesat organike për grupin e shoqërimit të Mehmet Shehut bëheshin me urdhrin e Kadri Hazbiut. Qartë, me urdhrin tim si ministër i Brendshëm, me miratimin tim. Ky vetë, edhe grupi i tijë, edhe drejtësia respektive nuk dinin, nuk kishin propozime për këto, po bëheshin direkt nga unë?
Kryetari:- Janë bërë propozime nga ty ose nga drejtoria….
Aliu:- Unë vetë propozime nuk kam bërë, përsa i përket drejtorisë, nuk di gjë. Di këtë, që me urdhër të Kadri Hazbiut janë shtuar dy oficerë kur Mehmet Shehu u bë ministër i Mbrojtjes. Ishin bujtësa këtam, dhe njëkohësisht u shtuan rojet.
Kryetari:- Nëse, ai të pyeti, di gjë ti?
Kadriu:- Nuk di gjë, këto kisha. Faleminderit!
Kryetari:- Shko në vend.
(Mbyllet seanca)
Seanca e 9
Kryetari:- Fjalën, Xhevit Ismailaga. Jep shpjegime rreth akuzës së tradhtisë ndaj Atdheut.
Xhaviti:- Unë , zoti kryetar, kam filluar punë në ‘Hotel Dajti’ më 1952, deri më 3 prill të vitit 1982, që unë jam arrestuar. Kam qenë bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit, i bërë që në vitin 1954. Në atë kohë, vinin diplomatë të huaj. Në mes të tyre, kishte dhe jugosllavë. Ata filluan duke propaganduar kundër Partisë, e kështu. Unë i them atij punëtorit operativ që ishte Gaqo Pema, i them që kështu e kësht po bëjnë këta jugosllavët me në krye Pograd Hajtiç, Svetozar Koçiç, Rexhep Xhiha. Këta ishin të lirë dhe vazhdonin punën me Dhora Lekën, Koço Tashkon, e gjithë këta ç’ishin. Ai më jep përgjigje e më thotë që neve kemi urdhër nga ministri Kadri Hazbiu që jugosllavët të mos i ndjekim, ti trajtojmë njëlloj si të demokracive popullore. Më 1955 vjen një i quajtur Radvoj Aliç, vjen nëpunës në ambasadën jugosllave. Unë me ‘të fillova miqësi. Pak nga pak, ai duke më dorovitur e duke kështu ashtu, vazhdova unë një kohë të gjatë nja 3-4 vjet. Nga viti 1958, unë u bëra spiun i tyre, më futi më në fund, domethënë, me trajtim, më jepte para, , më bënte propagandë për jetën që bëhej në Jugosllavi, e kështu unë u bëra spiun i tyre. Kështu vazhdoja të jepja, më pyeste më bënte ndonjë gjë kështu dhe i jepja të dhëna e kështu çdo gjë. Në ’59 më pyet ku gjendet Dhora leka, Bedri Spahiu dhe vëllai i Tuk Jakovës. Pyes dhe i jap përgjigje se Bedri Spahiu është në burg, Dhora Leka dhe këta të tjerët janë internuar. Vazhdonim muhabetin. Një ditë prej ditësh, vjen e më thotë: Unë do të largohem nga Shqipëria, prandaj të pres në dhomë se do të prezantoj me një shokun tim. Dhe shkoj atje.
Kryetari:- Ku banonte ky?
Xhaviti:- Në hotel, të gjithë në hotel banonin. Me përjashtim të ambasadorit e ministrit, çfarë kishin atëherë. Shkoj në dhomë. Në dhomë më prezanton me një farë Murat Ogiç. Ky, thotë, është ai shoku me të cilin do të bashkëpunosh. Mirë, i them, dakord. Ramë dakord, vazhduam një kohë ashtu. Erdhi çështja e Teme Sejkos. Më pyet për Teme Sejkon, i them të pyes. Pyes, i them që me Flotën e 6-të amerikane dhe me ju, ai ka dashur të bëjë grusht shteti në Shqipëri. Ohu-thotë. Pas një kohe, vjen përjashtimi i Liri Belishovës dhe Koço Tashkos nga Partia. Më pyeti, dhe i them se ata ishin anti sovjetikë, prandaj i përjashtuan nga Partia. Shkoi një kohë ashtu, bënim gjëra, kështu. Në prishje me Bashkimin Sovjetik më pyet: Po këto objekte kush do ti bëjë?. I them, kinezët. Ai thotë:Kinezët!!. Po kinezët janë populli më i varfër në botë, thotë, si ka mundësi? Do ta shihni më vonë, tha, ju punën e kinezëve. Bisedonim kështu, i jepja ndonjë të dhënë. Vazhdoi një kohë deri në vitin 1964. Nga 64, ky do të ikte. Vjen një tjetër, i quajtur Streçko. Vjen aty dhe më thotë , ky thotë, do të më zëvendësojë mua, prandaj ti do të bashkëpunosh me atë. Dakord, dakord. Kur merrja ndonjë të dhënë, a gjë, ja jepja. Ai pyeste a ka ndonjë gjë në Parti e kështu. Ato që dëgjoja, ja jepja.
Kryetari:- Nga i merrje këto të dhëna?
Xhaviti:- Po kështu, ndonjë gjë të thjeshtë, gjëra kështu të rëndomta që dëgjoja u jepja, ja thosha. Një ditë prej ditësh ndodhi çështja me Abdyl Këllezin, ishte kryetar i komitetit Ekzekutiv, aty shihte dhe Koço Theodhosi. Unë tha të jem kryetar i komitetit Ekzekutiv. Koço Theodhosi luajti syrin. Unë, Abdyl Këllezin e njihja, pasi djali i dajës së babës kishte marr të motrën e Abdylit. U njihnim, Këtë ja themë atij, pakënaqësinë e Abdylit., e ashtu. Ai, mirë, tha. Një ditë prej ditësh, ishte viti 1969, më thotë mua se do të shkoj në Jugosllavi, thotë, për tu lidhur me një person. Iku ai, prit se po vjen, s’ka. Një ditë pyes një të ambasadës jugosllave. Por, po i them Stojçko. Stojçko tha: Ka pasur një aksident automobilistik dhe ka thyer brinjët. Nuk kthehet më. Ndërkohë, në berberhane vjen një tregtar kosovar, i quajtur Shyqyri Kastrati. E qetha, e pyes për mikun tim gjatë luftës, që unë e kisha ën shtëpinë time e iku më 1946 për fare se kishte familjen atje. E kërkuan dhe iku me gjithë fëmijë dhe kishet hapur një studio në Prishtinë, fotograf ishte. E pyes: A jeton? Teton, më tha. Po si është, mirë, a ka mundësi të jap një copë letër për ‘të. Po, më tha. I bëj një copë letër të zakonshme dhe i them që jam shëndoshë e mirë, mora vesh që tri qenke shëndoshë e mirë, dhe të fala, dhe kaq. Në atë kohë që unë i dhashë letrën hynë Feçor Shehu dhe e pa që futi letrën në xhep. Pasi iku, mu vërsul mua. Po ti, tha, çfarë i dhe atij?. Një copë letër, thashë. A e di, tha, se tani të fus në burg, tani të lidh, tha. Unë e bëra gabimin i thashë, por nuk bëra ndonjë gjë të ashtu…. Ou, tha, kjo është një diçka që ti meresh me jugosllavët. Këtë ma mbajti jja 6-7 muaj. Në atë kohë vjen nga Jugosllavia një i quajtur Tafil Robrievski. Ai më thotë mua, ke të fala nga Streçko, punën që e ke lënë mangët me ;’të , do ta bësh me mua. Mirë, tha, dakord!. Dakord. Në kohë, bisedonim, bënim ndonjë gjë. Kur një ditë vjen, pasi u takuam tre-katër herë, vjen një ditë dhe më thotë: Unë do të iki, thotë, por do të sjellë një shokun tim , thotë, dhe do të takoj me ‘të. Mirë, tha. Më sjellë një ditë në berberhane një të quajtur Gjergj Marinov. Ky ishte atashe tregtar. Ma prezanton, siç e kishin ata dhe mirë. Me këtë vazhduam një kohë. Një ditë unë po shkoja të pija kafe në bar. Kur hyj brenda, ai banakieri që ishte një i quajtur Dhori Mistite, tani ka vdekur ka nja 3-4 vjet, më thotë mua shiko, shiko Feçor Shehun, Andrea Mançon dhe Gjergj Marinovin, që po bisedonin në këmbë. Unë piva kafenë. Kjo zgjati nja 10 minuta dhe Gjergj Marinovi iku. Këta mbetën aty, dhe iku kjo… Me këtë Marinovin takohesha ndonjëherë, por nuk kishte ndonjë gjë kështu. Nga viti 1971, Feçor Shehu më thotë që do të të takoj me Marinovin. I them Gjergj Marinovit, dhe ai më thotë, dakort jam. Ditën e premte u takuam, erdhi dhe u takuam në berberhanë. U bë takimi i parë aty, dhe ky zgjati nja 10 minuta. Unë dilja jashtë, këta rrinin brenda. Takimin e dytë e kanë bërë më 1972, në të njëjtat rrethana. E kishin lënë vetë takimin, dhe erdhën e biseduan aty. Biseduan, ç’biseduan, unë dilja jashtë ose shkoja porositja ndonjë limonadë a ndonjë gjë dhe rrija jashtë si roje, se kështu më kishte thënë ky. Më kishte thënë që ti do të bashkëpunosh me mua, ky Feçor Shehu, që pas kapjes me atë letrën, më kishte thënë që do të bashkëpunosh me mua. Kjo vazhdoi dhe u takuan 2 a 3 herë më 1972. Më 1973, po prapë janë takuar. Takimet i kanë bërë po në berberhane, po në të njëjtën mënyrë. Unë dilja ashtë e kështu. Nuk di pse hyra brenda me të shpejtë, kur shikoj që këta futën nga një copë letër nëpër xhepa, Gjergji me këtë Feçor Shehun. Pas një kohe, takoj prapë këtë Marinovin. Ky më thotë mua se unë do të largohem nga Shqipëria , por do të kthehem prapë me delegacionin, prandaj nuk ka nevojë për gjë, pasi do të vijë unë herë pas here. Edhe në fakt, ashtu ndodhi. Erdhi, iku, kështu vinte e ikte. Nga fundi i 75, vjen me një delegacion tregtar. Aty, atashe ishte një i quajtur Zaspod, e lë atë të ikë në Jugosllavi dhe vetë rri këtu. Rri nja 2-3 muaj në hotel ‘Dajti’. Një ditë më thotë se dua të takoj me Feçor Shehun. Ai nuk priti as ti them, as ashtu, por ruajti ditën dhe u fut në berberhane me gjithë një farë Qamil Muhaxhiri, që ishte sekretar i ambasadës. Biseduan, unë dola jashtë. Biseduan rreth 10 apo më shumë minuta. Dhe ikën. (Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
SOM 1
“Unë, Xhavit Ismailaga, kam filluar punë në ‘Hotel Dajti’ më 1952, deri më 3 prill të vitit 1982, që unë jam arrestuar. Kam qenë bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit, i bërë që në vitin 1954. Në atë kohë, vinin diplomatë të huaj. Më 1955 vjen një i quajtur Radvoj Aliç, nëpunës në ambasadën jugosllave. Unë me ‘të fillova miqësi. Pak nga pak, ai duke më dorovitur, vazhduam miqësinë. Nga viti 1958, unë u bëra spiun i tyre, më futi më në fund, domethënë, me trajtim. Më jepte para…”
SOM 2
“Nga viti 1971, Feçor Shehu më thotë që do të të takoj me Marinovin. I them Gjergj Marinovit, dhe ai më thotë, dakord jam. Ditën e premte u takuam, u takuam në berberhane. U bë takimi i parë aty, dhe ky zgjati nja 10 minuta. Unë dilja jashtë, këta rrinin brenda. Takimin e dytë e kanë bërë më 1972, në të njëjtat rrethana. Biseduan, ç’biseduan, unë dilja jashtë ose shkoja porositja ndonjë limonadë a ndonjë gjë dhe rrija jashtë si roje, se kështu më kishte thënë Feçori”
SOM 3
“Tani, unë e kisha të qartë detyrën time agjenturore. Nga fundi i 75, vjen një delegacion tregtar. Aty, atashe ishte një i quajtur Zaspod. Me këtë nisa ti mbajë unë lidhjet e mia agjenturore për llogari të UDB. Një ditë më thotë se dua të takoj me Feçor Shehun. Ai nuk priti as ti them, as ashtu, por ruajti ditën dhe u fut në berberhane me gjithë një farë Qamil Muhaxhiri, që ishte sekretar i ambasadës. Kur biseduan, unë dola jashtë nga berberhana”.
NESËR DO TË LEXONI:
-Deponimet e ish-berberit të Hotel Dajtit: Biseda ime me Feçor Shehun lidhur me strategjinë e rrëzimit të regjimit komunist e vendosjen e shtetit borgjez me Mehmet Shehun në krye.
-Kërcënimet e Feçor Shehut pas vetëvrasjes së Mehmetit për Xhevit Ismailagën: Mos e hap gojën për punën agjenturore të grupit se të ikën koka!
– Si kishte krijuar dhe si funksiononte ‘çerdhja’ e agjenturës bullgare në hotel ‘Dajti’
Gjygj farse ky berberi i tregonte udb thash e themet e rruges .Hajde akuze hajde
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww