Një 46-vjeçare është arrestuar pasi kishte lyer thonjtë me një manikyr me ngjyra e flamurit ukrainas.
Sipas Vanity Fair, ajo kishte edhe ngjyrat kuq e zi në gishtin e unazës që i referohen nacionalistëve ukrainas të Pravda Sektor, një organizatë paraushtarake e ndaluar në Rusi.
Thonjtë nuk kaluan pa u vënë re në sytë e një klienti të agjencisë së tij të përkthimit, i cili paraqiti një ankesë në Shërbimin Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.
Olga Dyachenko, 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021, u thirr në komisariatin e qytetit ku jeton, Jaltë, dhe u arrestua. Ajo më pas u mor në pyetje dhe ju hoq manikyri i thonjve pas marrjes në pyetje. Tashmë Dychenko është në pritje të gjykimit.
Agjentët fotografuan thonjtë (në ankesën e klientit thuhet se janë të zbukuruar me “ngjyrat e një tradhtari kombëtar” dhe morën në pyetje gruan.
“Nuk ka asgjë të dyshimtë në këtë mes: i imi është një manikyr normal shumëngjyrësh dhe kushdo që ka bërë ankesën i ka shpikur të gjitha. Thonjtë janë zbukuruar dy javë më parë dhe deri atëherë askush nuk ishte shqetësuar për to”, tha Olga Dyachenko.
j.l./ dita

jane kavje te sugjestiminuara .
truri i tyre eshte thonje, byth e penis .