Berisha: 23 qershori është dita e gjykimit për bllokuesit e integrimit

anazapta

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish opozitën dhe kreun e saj, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e procesit të integrimit të vendit në Europë. Gjatë një aktiviteti me rastin e 22-vjetorit të grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Berisha tha se 23 qershori është dita e gjykimit për bllokuesit.

“Forca tjetër, në krye të të cilëve janë bijtë e atyre që përmbysët me grevë urie ne ‘91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër çdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëroi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka parlament.

Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 qershori është dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian për çdo shqiptar”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria e vitit 1990 dhe ajo e sotmja duken dikur u përkasin dy shekujve të ndryshëm.

“Përballja e madhe epike, që u bë në maj të vitit 1991 ndaj regjimit, kishte një objektiv, një qëndrim madhor, që të ecnim drejt Europës, dhe ju këtë përballje nuk e bëtë as për rroga dhe as për strehim, edhe pse këto nuk i kishit. Këto 20 vite kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi pasur të vështirë, por mundi dhe djersa e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë. Shqipëria që morëm në vitin 1990 me Shqipërinë e sotme, i ndan shekuj nga njëra – tjetra”, tha ai.

Share This Article
36 Comments
  • Sa shum po ta pervelon b.then vaterloja jote e 23 qershorit!Me ne fund u binde qe do te jete dita e gjykimit tend spektakolar.Muret e bllokimit qe, ti moster, ngrite per shqiptaret e Shqiperine do te shemben nga vullneti i shqiptareve ne shumice me 23 qershor,duke te zene nen vete ty qe i ngrite.

    • fiks dita e gjykimt se cfare ke ber ti sali vetem 23 qeshori do ti tregoj…
      se e ke ber kete popull qe te ket frik se ku ka shpin apo te flas se kercenohet me jet e me familje tani….
      thua qe kush maturant nuk voto djathtas do mbetet pa shkolle se te do qefi ty ky esht nje turp i madh

    • kurr Nuk mundesh ta besh shqiperi per dy jave … kete po ben ti sali ke 8 vjet qe vetem ke vjedhur dhe ke quar popullin ne nje katastrof ku diskutohet buk me krypen ….
      ate her zoti sali dhe ti me 23 do marresh ate qe merito nuk ke me nje popull qe rrehet ne fund per 50 milek te vjetra apo me shumm …
      dhe esht turpi qe adoleshentet te kercenohen per vot…. duke u vendos ligj o tete votojn ty ose nuk .. ka shkoll
      analfabeta te gjith do ti lesh..

    • e vertet.ktu i keni ra drejt o berishe.sepse me 23 qershor do te dilni te turperuar nga hmbja e thelle qe do te pesoni si te vetmit fajtore qe e bllokuat integrimin e Shqiperise

    • Ne kete koh duhet te kesh frik nga qeveri s nuk duhet te thuash te drejten tende se te vrasin te rrish pa pune …
      dhe te dalesh ne rruge te grabisesh njerzit apo te virtesh..
      se do jetosh se nuk ke buk ne shpi….
      keto gjera ndodhin vetem ne kohen e saliut

    • esht shum normale… po te kesh ne krye nje njeri qe esht klyshi i enverit qe po thujse jem te shitur Me dokumenta Poer 23 qeshor do te jet vertet dita ku shqipetare do ti tregojn saliut se nuk do nerkemben me nga ai njeri qe i ka len pa buk e pa uje ,,, dhe i ka permbysur se do te shes enerxhi ,.. dhe ben dy rruge dy javet e fundi dhe kerkon te na thoth shiko cfare kem ber un ku ishe para 8 vjetesh
      forcaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  • Bravooo berishe per kte gje,kta po bllokojne integrimin e shqiperis ne BE edhe pse ju gjithmone jeni perpjekur ti ftoni te votojne ligjet qe na mbajn bllokuar,duket qe ju berishe ia doni te miren ktij vendi..

  • 23 qershori është dita e gjykimit për bllokuesit e integrimit….
    me ne fund kta qe bllokuan ligjet per tu integruar ne BE do te marrin gjykimin e merituar……

  • 3 qershori do fshij ramen nga jeta politike ne shqiperi sepse do i japi nje super goditje nderkohe meta do jet ai qe do te mari PS ne dore.

  • Rama po i ben gati valixhet per te ikuf fare nga shiperia sepse do turperohet vertet me 23 qershor

  • Se shpejti Rama do te paguaje per gabimet e tij dhe kjo do te jete clirim per te gjithe ne…!

  • Nuk e kuptoi si ka ftyre me i dal perpara popullit ai zoteri, nuk e kuptoi si kerkon vote besim ai kur ka deshtuar nga te gjitha anet, ai eshte nje deshtak i vertet qe nuk ka per te qene ndonje here kryeminister por do ishte mire te shikonte te gjente ndonje pune tjeter do i bente mire edhe per trunin e tij, ose te filloj LOlo lagjeje se vetem kryeminister nuk mund te jete ai.
    Turpi i Edi Rames qe hoqi arben malajn nga vlora dhe futi koco kokdhirin.

  • 23 Qershori eshte dita e gjykimit dhe e denimit te rrenuaese te shqiperise.23 qershori eshte dita e Rilindjes

  • Kesaj qeverie nuk i interson integrimi i vendit ,sepse aderimi ne europe kerkon zbatim rregullash,lufte korrupsioni,kushte te cilat kryeministri dhe njerezit e tije nuk i zbatojne dot.

  • Ky eshte armiku i popullit , ky eshte shkaterruesi i shqiperis, ky eshte hajduti, e del sot per te na thene kapeni hajdutin. Sa i pafytyr qe eshte

  • Vazhdon retorika e njete e Berishes, po si nuk u lodh njeher me kete skenar te shpifur qe perserit cdo dite.

  • 23 qershori do te sjelle ne skene ekipin e rilindjes,duke kthyer ne skene shancin per nje rilindje europiane per dinjitet njerezor ,dhe jete me te mire

  • Pas 23 Qershorit ti Sali Berisha do te paguash per te gjitha krimet qe ke kryer, per te gjitha vjedhjet qe ke bere. Per te gjitha shpifjet

  • Per nje te ardhme me te mire per nje shtet dhe popull te pa censuruar per nje vend ku jemi ne ata te cilet urdherojme, le te votojme Edi Ramen dhe ti mbyllim gojen ktij sharlatani

  • Kur do te shporrim njehere e mire nga pushteti se na lodhe me genjeshtrat e tua, na merzite duke na zene televizorin ne cdo moment.

  • Pas 23 Qershorit me ardhjen e Skuadres se Rilindjes ne pushtet shqiptaret do te ndjehen me te lire se kurre nga trysnia e pushtetit tuaj Sali Berisha

  • Vertet do te jete dita e gjykimit per penguesit e integrimit,por ky gjykim do te bjere mbi poziten aktuale qe me politikat e saje te deshtuara ,e lane shqiperine disa vite mbrapa per integrimin Europian.

  • Me 23 qershor Shqipetaret me vote do ju tregoj ju qeverise dhe ministarave tuaj se sa vleni dhe pse ju do synoni per te vjedhur ashtu sic keni bere gjithmone, Edi Rama dhe ekipi i tij i Rilindjes do fitoje bindshem kundrra jush.

  • Po nuk ka integrim Shqiperia sa te jeni ju ne krye te puneve o Sali ndaj dhe mos u mundoni te fajesoni opoziten kur vete ju dhe qeveria juaj nuk po bejne asgje per kete vend.

  • Pas 23 Qershorit do ti fshihesh drejtesis Berisha. Sepse Rilindja do te vere ne vend drejtesin e munguar.

  • E ke per ” zemer ” historine e Frances, Vaterloja eshte groposja e Perandorit Napoleon, por ti ke qef me te krahasuar me ate, por je shume larg shoku diktator Saliu. Napoleoni luftonte per Francen e per popullin francez, ti kerrme e gjalle, lufton per ta shitur Shqiperin (pakti detar me Greqine), ti lufton per te mbajtur kolltukun me gjak shqiptari, ti je i tradhetar, Vaterloja e 23 Qershorit do te behet per ty dhe qente (njerz nuk mund t’i quash) qe te rrine nga pas, duke vjedhur e grabiter Shqiperine

  • ky njeri me emrin Berisha di vetem te genjej dhe te shpif sepse ne nuk jemi fare afer evropes sa i perket standarteve , pra nuk mund te behemi pjes e saj me kete qeverisje. nese opozita e paska penguar per votimin e ligjeve duke i vendosur disa kushte, me qe ata jane ne pushte pse nuk rane dakort meqe e dashkan aq shume shqiperin, pra me pak fjal Berisha eshte mashtrues i madh

  • ky njeri me emrin Berisha di vetem te genjej dhe te shpif sepse ne nuk jemi fare afer evropes sa i perket standarteve , pra nuk mund te behemi pjes e saj me kete qeverisje. nese opozita e paska penguar per votimin e ligjeve duke i vendosur disa kushte, me qe ata jane ne pushte pse nuk rane dakort meqe e dashkan aq shume shqiperin, pra me pak fjal Berisha eshte mashtrues i madh. ai duhet te vetdorhiqet per ta lene njehere e mire te qete kete vend

  • ti duhet te largohesh me comjet per te shpetuar kete vend dhe qytetaret nga gremina e zez e korrupsionit, varferise dhe keq qeverisjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *