Berisha-administratës: Askush mos të dorëhiqet

redaktor

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka akuzuar sot mazhorancën e re se po tregon shenja revanshi të papranueshëm.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha, duke iu referuar deklaratave të kryesocialistit Rama, theksoi se këto shenja janë dëshmi në njërën anë të një epshi të papërmbajtur për pushtet dhe në anën tjetër të mosdijes së rregullave të qarta.

“Ajo do t’i diktojë qeverisë në detyrë rregullat e kushtetutës së Bangladeshit, por ata për të krijuar qeverinë teknike kanë rregull që qeveria dorëzon punën tre muaj para zgjedhjeve, ky model në Evropë nuk ekziston” tha Berisha.

Berisha i ka bërë apel administratës të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit të qeverisë deri ditën e vendosjes së qeverisë se re.

“Kushtetua i ka të përcaktuara qartë kur mbaron mandati i qeverisë dhe kryeministrave, ky është debat shterpë që ka në bazë epshe të papërmbajtura pushteti, i panevojshem, administrata të mos ndikohet por të vazhdojë detyrat e saj” tha Berisha.

Gjithashtu Kryeministri  Berisha theksoi se situata ekonomike në vend është në përmirësim progresiv.

“Sipas Komisionit Europian, situata ekonomike në Shqipëri vazhdon në përmirësim progresiv, domethënë rritja e tremujorit të parë ka qenë 1.7 %, nuk është një rritje e madhe, po është 4 herë më e madhe sesa ishte rritja në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitiv është fakti se bilanci tregtar ka një përmirësim të ndjeshëm dhe një defiçit më të ulët. Është ruajtur në parametrat e përcaktuar defiçiti buxhetor. Inflacioni ishte rreth 2.4 %. Ekonomia vazhdon rritjen, dhe krijimin e vendeve të punës, sektori jo bujqësor, krijoi rritjen me 7.1 % në tërësi.  Rritja e papunësisë në vend është me 0.5 %. Të dhënat sipas KE tregojnë se në rast se Eurozona nga një papunësi prej 12.2 %, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Eurozonës, me një papunësi 12.8 %. Papunësia e të rinjve sipas kësaj statistike është 22.8 në Shqipëri”, tha Berisha.

Kryeministri në detyrë Berisha iu referua edhe deklaratës së kryesocialistit Rama në lidhje me auditin ndërkombëtar duke theksuar se një kërkesë e tillë tregon se ai nuk e njeh realitetin.

“Zotërinjtë duhet ta dinë që auditi ndërkomëbtar është online. Shqipëria është një nga vendet e pakta që boton, publikon në faqen e thesarit çdo qindarkë që shpenzohet në territorin e republikës së Shqipërisë nga buxheti i shtetit dhe këtë mund ta kontrollojnë pa asnjë vështirësi cilido qytetar shqiptar dhe i huaj në mbarë planetin. Por auditin më të shkëlqyer të financave shqiptare ia ka bërë Fitch në Londër ku eurobondi i Shqipërisë nga 7.6 përqind interesi që u ble në fillim ka zbritur në 5.6 përqind.  Pra një dëshmi e besimit më të lartë për financat stabile  të Shqipërisë” theksoi Berisha.

Berisha, administratës: Askush mos të dorëhiqet

Kryeministri Berisha gjithashtu ka inkurajuar administratën të vazhdojë punën për zbatimin me përpikmëri të programit qeverisës deri ditën kur ajo të jetë në detyrë dhe ka përsëritur apelin ndaj tyre që askush të mos japë dorëheqjen.

“Askush të mos japë dorëheqjen, administra që vjen ka të drejtat e saj brenda ligjeve që  të ndërmarr vendimet që i takojnë. Lidhur me debatin se a janë hequr apo jo, po janë hequr, pse jane hequr? Se historiku i Shërbimit Civil në vend është ky. Kur erdhëm ne pushtet gjetëm këtë shërbim dhe në administratë vetëm 1% e punonjësve  të tij të shkolluar në shkolla perëndimore, ndërkohë që ishin mijëra të formuar në këto vende e këto shkolla dhe për shkak të ligjit këta nuk futeshin në shërbimin civil. Qeveria përcaktoi stimuj për të inkurajuar angazhimin në administratë e kjo ka ndodhur, uroj që edhe qeveria që vjen të konsiderojë shumë të rëndësishme thithjen e trurit” tha Berisha.

Share This Article
5 Comments
  • KUSH OSHT AI BIR KURVE QE I JIP KETIJ TRAPIT ILACE QETESUESE DHE TE HARROJE SE CFARE PO I NDODH PERDERISA SE KUPTON QE 1,000 000 E CA SHQIPTARE I THANE IK NE SHTEPI DHE MOS FOL ME SE LE KOKREN E NAMIT (I CMENDUR).

  • ADMINISTRATA KA PUNUAR NE KETO 8 VITE NE TEROR PSIKOLOGJIK NGA MALOKEROA E INSTALUAR NGA BERISHA,KETA FUNDURINA TE SHOQERISE DUHEN HEQUR NGA POSTET DREJTUESE,SE KANE LENE KOKREN E NAMIT,FJLA MALOKERI DUHET TE HIQET NGA QARKULLIMI,

  • Shqip dhe troç!
    1- Sozi e plakut Mere dhe kryekriminel i demokracise shqiptare, sherbetor i kujtdo por jo i popullit shqiptar, jeto nen efektin e kokaines grahmat e fundit tend si shfrytezues, vrases dhe hajdut i shtetit dhe zjarrevenes i jetes politike shqiptare.
    2.- Adminstrata e bajrakut tend, apo sherbertoret e jeniçereve te tu, boll shinë ne kurriz te ketij populli dhe ketij vendi dhe jo pak por tete vjete duke e kthyer Shqiperine ne vend te hedhjes se skupirave (plehrave) te botes, qe nuk ka qene e tille edhe para 1912-tes.
    3.- Duhet te ikni te gjithe, nga syte, kembet, prapa Diellit, por me perpara duhet te dorezoni dhe qindarken e fundit te djerses, gjakut dhe mundit te ketij populli, shushunja te qelbura.
    4.- Askush nuk duhet te kete nevoje per shfaqje estradash, qe emertohen DOREHEQJE. Largimi nga zyrat e shtetit duhet te behet nepermjet shkarkimit nga detyra jo thjeshte per shkelje te etikesi (servile, delenxhinj, pijanece dhe thyres se disiplines ne pune) dhe te paafte qe kane zene nje karrike zyre per shkak te lidhjeve neoptiste dhe klieneliste, por dhe shperdorues inextremis te detyres,te korruptuar, hajdute e deri dhe vrases.

  • Ka gojë e flet ky për “revansh të papranueshëm”? Ky që për 23 vjet vetëm revansh merr! Kush është ky që e bën vetë dhe ta “le kopilin në derë”? Edhe sa do e durojmë ne kët burrec si morr? Qeverisë së re i kërkojmë jo vetëm largimin e gjithë paçavureve berishiane, por edhe “transfuzion gjaku” për gjithë administratën e tij militante, nepotike. Sovrani i dha votën kundër administratës tënde, me çfarë morali mund të qëndrojë akoma në detyrë? Apo me moralin e marrjes së pagës? Natyrisht, paguan taksat populli, hanë qylaxhinjtë e birishës me diploma të bleme, si Muli me shokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *