Berisha, akuza Ramës: Shkelmoi ëndrrat e të rinjve duke bllokuar ligjet

anazapta

Kryeministri Berisha ka udhëtuar sot drejt Kukësit, ku përuroi rikonstruksionin e rrugës Kukës – Shishtavec (loti II). Kreu i qeverisë kërkoi votën e kuksianëve, duke u shprehur se kjo do të bëjë të mundur Shqipërinë Europiane. Ndërsa  renditi ato që ai i cilëson arritje të qeverisë në dy mandate, Barisha akuzoi opozitën për bllokim. “Tri ligjet janë bllokuar nga zoti Edi Rama, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar sipas mendjes se tij qeverinë, në të vërtetë ai dëmton një interes jetik të çdo shqiptari. Sepse statusi i vendit kandidat do të thotë disa qindra milionë euro falas investime nga KE, për rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë, të kenë infrastrukturën e qytetarëve europianë. Duke bllokuar 3 ligjet, zoti Rama shkelmoi ëndrrën e çdo të riu shqiptar”, tha ai.

Berisha tha se qeveria e tij i ka ndërtuar rrugët në të katër anët e vendit, por sipas tij, kreu i PS-së përpiqet të damkosë punën e saj, duke mohuar.

“Sot ka një alternativë tjetër e cila mohon çdo gjë. Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon për të gjetur një gropë dhe del burri 2 metra i gjatë në një gropë. Me thanë media se i kanë bërë vetë gropat. Rrugët në Shqipëri janë ndërtuar në të katër anët. Alternativa e dytë është alternativa e damkosjes, e mohimit”, tha kryeministri.

Share This Article
2 Comments
  • po sepse rama e ka te veshtire te pranoje qe edhe kete radhe ka per te humbur dhe po ben cmos per te fituar vemendjen e popullit. populli eshte mesuar me genjeshtrat dhe mashtrimet e tij. cdo gje eshte e qarte dhe e sakte. ka perpara gjithe provat e mundshme te nje pune te shkelqyer te bere ne cdo cep te shqiperise. te nje infrastrukture te shkelqyer qe edhe vet i shikon me syte e tij por qe nuk mund te pranoj asgje se keshtu i leverdise. ai ben mire qe te na cliroi nga ky ngerc qe na ka futur me ato tre ligjet. po ia permendim perdite qe te mos kujtoj se populli eshte duke u marr me fushate dhe mund te harroj ato ligjet. Jo, populli nuk harron kurre veprat dhe sjelljet e tua te ulta zoti Rama. me 23 qershor do kuptosh njehere e mire se cfare do te thote te genjesh popullin ashtu si ty te leverdise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *