Partia Demokratike ka reaguar përsëri në lidhje me deklaratat e Sali Berishës, i cili akuzon bashkëshorten e kryetrait të PD, Lulzim Basha për një kompani bastesh në Qipro që është 80% në pronësi të bashkëshortes së kreut të PD.
Ai i cilësoi këto si gënjeshtra ordinere nga një njeri i cili “për hallin e tij” dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjak, duke ju referuar protestës së 8 janarit.
“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.”, shkruan PD.
a.m/dita

Dmth te vetme arritje te pd kane qene me Berishen…Duke hedhur Berishen con ne zhdukje pd…kaq nuk e kupton ky trap…..te pakten mos fliste….prit Lul se do kete akoma non grata…me rroge Kosove kemi qene te gjithe…rroga rroge eshte…e nuk kemi vila
Sa te rroje kryekrimineli, kryehajduti dhe kryagjenti serb, Sali Berisha, jo Lulzim Basha e Partia Demokratike, por as Shqiperia nuk do te gjeje kurre qetesi. Te pergjerohemi o Zot qe na dhe mend dhe hoqem femijet nga ky ferr!!!