Kapllanaj për akuzat e Berishës: Si del inati që Fieri është me Bashën

Amelda Amelda

Akuzat e bëra nga Sali Berisha se demokrati Agron Kapllanaj kishte fituar milionat gjatë qeverisjes së PS, nuk kanë mbetur pa reagim nga ana e Kapllanaj. Ai tha se Berisha nuk e pranon dot faktin që demokratët e Fierit janë me Bashën dhe shpik gënjeshtra e shpif si ordiner.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner.  Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, shkruan Kapllanaj

Kreu i komanduar i degës së PD në Fier, Agron Kapllanaj ka qenë në shënjestër të sulmeve të Sali Berishës, pse ky i fundit vendosi që në sherrin brenda PD të mbajë anë e Lulzim Bashës.

Teksa e sulmon atë për milionat që ka marrë gjatë qeverisjes së PS për ndërtimet, Berisha thotë se ai nuk e ka vendin në PD dhe duhet të përjashtohet. Madje duke iu referuar si “pallat Kapllanaj” Berisha shkruan se ai rri në krahun e Bashës se mos ka përfituar ndonjë pallat në projektin e kullave në selinë e PD-së.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Mbase ato qe thote per Berishen jane te verteta. Por eshte mese e vertete se ky dhe vellezerit e tij jane trafikante droge dhe prostitutash. Firma e ndertimit eshte me pakta. Kete e di cdo fierak, mallakastriot dhe cdokush nga Tirana deri poshte ne jug. Edhe kur ishte me Berishen ishte trafikant. U hodhen ne politike per te pastruar leket e droges dhe prostitucionit. Ka marr tendera me Berishen dhe do marri sa te doje me Ramen sepse paraja e tyre mund te korruptoje kedo. Vetem Basha dhe Bardhi si te pacipe dalin dhe flasin publikisht per te. Alibeaj merr pjesen e tij nga keta dhe i mbeshtet por nuk pranon te dali publikisht dhe te thote se keta jane e ardhmja.

  • allbania urupiane = vendi i enderrave te trafikanteve te

    droges.

    njerezit e ndershem e punetor, i pret burgu.

    rrofte allbania urupiane

    rrofshim ne, allbanezet urupian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *