Berisha i përmend Veliajt “futbollistin serb”, Veliaj: Ti je dhëndër Serbie

anazapta

Deputeti demokrat, Sali Berisha, mbajti sot një fjalë të gjatë në seancën parlamentare, ku akuzoi qeverinë për një sërë çështjesh. Berisha akuzoi qeverinë “Rama” për situatën e rendit dhe ekonominë, duke bërë parashikime ogurzeza. Ish-kryeministri foli për 38 minuta rresht,  duke lëshuar akuza ndaj ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit Rama.

“Bandat trajtohen me ligj dhe jo të drekosh me njërën e të sulmosh tjetrën. A e dini që janë shumëfishuar vjedhjet, janë bërë 10 herë më shumë. Nuk zgjidhen me fshehje këto. Në momentin që fsheh krimin, të konsiderojnë bashkëpunim me të.

Çfarë investimesh prisni ju? Zero biznese do të krijohen. Të dalësh e t’u vësh gjoba..

Çfarë u bë me megakrimin e lojërave të fatit. Asgjë, pëllëmbë e kazino, vetëm kanë ndërruar pronarët.

Ju rritët edhe kafenë, por latë lojërat. Ju i shtitë në dorë ato. Ju i keni dhënë një goditje fatale biznesit me vjedhjen e të dhënave të administratës. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë vjedhur deklarata fiskale të 20 viteve. Kreu juaj mendoi se duhet të shtijë në dorë si maniak këto të dhëna. Ka marrë të gjitha të dhënat financiare të kompanisë.

Pse doni të më ndërprisni fjalën mua? Kjo është ligësi, vetë nuk flisni, nuk më lini as mua. Të dashur qytetarë dhe qytetare, në çdo vend të planetit nuk mund t’i disponojë as kryetari i shtetit as kreu i qeverisë. Ç’prisni investime, bizneset po ikin me këto që keni bërë. Ju po rrënoni ekonominë. Ju krijuat me thesarin e Kërrabës piramidën e financave publike. Ju do shkoni te borxhi 85 për qind ose do detyroheni të shkurtoni rrogat me 40 për qind… por këtë nuk e bëni dot, kështu që do shkoni drejt skenarit grek.

Ju keni shkatërruar administratën publike. Ju do punësoni njerëzit që ju kanë mbështetur, por nuk po u lë njeri.  Ju po rrënoni administratën që anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

A e dini njerëz që po punësoni njerëz që në 2007 i ka hequr bashkia për diplomë false dhe tani i bëni drejtoresha. Ju bëtë një faktor madhor largimin e investimeve nga Shqipëria. 23 qershori ishte shans i vërtetë për të marrë statusin. Zgjedhjet nuk ishin kusht, por një arsye e fortë”, tha Berisha.

Më tej, Berisha akuzoi ministrin Veliaj si antishqiptar, për shkak të fotos së publikuar në media me futbollistin malazez, Predrag Mijatoviç.

Ndërsa Veliaj në replikën e tij tha se Berisha nuk mund të flasë për patriotizëm.

“Do të flasësh ti si patriot. Ti që solle Fazlliçin? Rri si pulë aty. Mos më fol mua për komplekse me Serbinë , se i vetmi që ka komplekse për Serbinë je ti se je dhëndër atje.

Kur Pandi Majko bënte luftë në Kosovë, ty Kosova të dukej metaforë. Patriot dylekësh!”, tha Veliaj.

Share This Article
46 Comments
    • Bravo Veliaj atij nuk duhet ti thuash vetem kaq po shume me shume per aq te keqija qe i ka sjelle vendin. Krenar me perfaqsuesit tane ne kuvend! Bravo!!

        • Po ca mutin tha velia ore shoke ca tha?? Me falni por une nuk e shoh se c’trimeri apo c’zgjuarsi ka ketu kur dikush thote “o filan ti je dhender nga filan vend”?? Velije spiunit (tek “ha e merr e ik”) dhe Ed pallosh rames do ti hiqja kapelen ne qofte se ato do ti kishin qendisur dosjen qe e rrasur brenda perjete sale zagarin! Por me sa duket kete gje nuk kane as bole as bythe qe ta bejne dhe ju duket trimeri e madhe kur i thone nga eshte dhender! Hajde trimeri hajde! Jetojme akoma ne epoken e gurit!

  • Bravo Erion VEliaj. Eshte ky pis plak qe eshte cmendur komplet e sdi cflet. Ky qe me Fazllicin beri kerdine ne pronat tona

    • E pate sa faqezi eshte sali berisha more shoke.. po hallall i qofte Veliajt qe ja ktheu te tera . Ah sa mire ja bere more Erion pleres. Kujtoja te gjitha se i ka makth

  • Po bashkeshortja juaj nga eshte i dashur Z.Berisha ?
    apo spo e veme ne diskutim kete temse , sepse dilni ju KEQ 😉

  • “Patriot dylekesh”? Je shume gabim, zoti Veliaj. Te ku njeri s’ka as nje cent patriotizem, vec shpellarizem….

    • Me ju jam “anderson”? Këtë përgjigje po mendoja kur e hapa te komentet dhe pashë tuajin. Asnje lek,asnje qindarke nuk vlen patriotizmi i atij që ka shitur vendin? Nderime!

  • esht per te qeshur fakti sesi zoti sali berisha flet per rrenim te vendit. a nuk e mban mend zoti berisha qe deri para disa muajsh shqiptaret nuk dinin se cishte nje buxhet i kenaqshem

  • Duket qarte progresi qe ka pasur vendi yne keto muaj qe qeveria e re ka ardhur. Nuk mund te thoni asgje ne lidhje me borxhin pasi kur ju iket nga pushteti late arken e shteti bosh. 🙂

  • I japin kohe te flase pa kufizim saliut , por nuk e kuptojne se a i sherbejne keto fjale qe thote popullit .!?Populli kerkon pune , siguri te jetes , zbatim te ligjit per te gjithe e nga te gjithe dhe jo fjale qe i ka degjur shpesh here keto 24 vjet dhe deri tani nuk kane zgjidhur ate qe i duhet popullit.

    • Pse Sali plehra duhet të flasë me kohë të pakufizuar në parlament? Ai njeri asht tashmë i diskredituar fund e krye e s’ka ç’të nxjerrë më.Ai tani vetëm na shkakton bezdi dhe neveri kur flet.Vallë si nuk e kuptojnë as të vetët?Meta mos e lër të flasë veçmas të tjerëve por trajtoje njëlloj si të tjerët.Ai asht një deputet si të gjithë(fatkeqësisht).

  • Hahahaha “Skenderbeu” gjithe Shqiptareve po arrin fazen e fundit. Nuk i bejne me derman as ilaçet. E dija se do perfundonte keshtu,si qen rrugaç, por kurre nuk e mendoja se do e shtynte 23 vjet.

  • ky person nuk duhet izoluar ,lejeni te lire te shikoj se cfare ka bere ketij kombi,shkaterroj mjekesine…..cdo sherbim me leke nga qytetari,shkollat me pioner mesuesa dhe zhvillojne kurse ne shkolle, pastaj japin kopje per te justifikuar mesimdhenien private, admistrate private per sherbimi mìnga shteti, rruge qe mos qofshin mete mira ato pas bombardimeve ajrore,rekrutime me diplloma kristalesh e tjere ,gjyqesor sipaa eprorit ndarje fitimi etje ke te shkruash me pare,por nje dite dhe ky popull do shkruaj shume per tu qe gjuhem shqipe se mesove dot kuse te huaja mendon se i flet si ……je i vetem ne llojin tend

  • Pse i lenë kohë pa kufizim ish kryeministrit?

    që të acarojnë popullin, që nuk e ka votuar?

    Pas Jozefinës, ky ë shtë menaxhimi më i keq i drejtimit të parlamentit dhe dhunë psikologjike mbi shikuesit e thjeshtë .

    Nuk e dimë , në se e bën vetëm Lsi apo në bashkë punim me socialistët, sic tha dikur Ilir Meta, që kemi rënë dakort me Gramoz Rucin për kohë pakufizim për Sali Berishën.

    Në qoftëse është kështu, atëhere socialistet po tregohen dritëshkurtër, se po lejojnë që të faktorizohet Sali Berisha dhe të nxisë dhunën që nga foltorja e parlamentit.

    Dhe në fakt asgjë s’ka ndryshuar . Ë shtë Sali Berisha që hap e mbyll parlamentin,trimëron kriminelët dhe baltos jo vetëm kundërshtarët por një popull të
    tërë , me bekimin e Lsi.

    Një nga arsyet e 1 milion votave, ishte pikërisht që ta hiqnin nga ekranet dhe jo te na e lenë pa limit.
    Le te filloje ndryshimi i Rilindjes nga më e thjeshta, që koha e fjales së ish kryeministrit të jetë njësoj si gjithë të tjerët.

  • Po termi administrate jo politike, po specialistet e tekniket, te gjithe duhet te jene militante partie pd,je- me nje palo dokument ne dore.ky ka qene koncepti i berishes per adm e pavarur,e….

  • Bravo!Gomari doli nga balta.Kjo eshte krejt esenca e qeverisjes Berish,plus hajdutria dhe krimi i organizuar,Sidomos Gerdeci dhe 21 janari dhe vrasjet individuale te veprimtareve nga Azem Hjadari e deri te Olldashi dhe biznismenet nga Hoxha e deri te keta te fundit me tritol qe udhehiqnin “kuadrot policore profesioniste” qe edhe tash ne rrezistence po verpojne keshtu,por jashte struktures policore, nga jane larguar.

  • -Njeri i lig deri ne vdekje ..dhe te mendosh qe ka qene president, kryeminister,kryetar opozite,nje doktor zemre qe e semuri kete popull..me zemer…,ky firaun qe eshte rritur si shtogu ne m….,qe i ka dhene ere opozites te cilen e mban peng..,deri kur?.,ky deshtak 20-vjecar qe s’rron dot pa frikesuar te tjeret.,por riciklimi i PD-se ,s’do te vonoje sepse ka edhe ne radhet e saj njerez, qe e duan zhvillimin ,qe duan ambient per femijet e tyre,qe e ruajne emrin e tyre dhe s’jane viktima te makuterise,injorances.Ai qesh edhe kur ngre koken ,si ai krimbi nga lluca qe ka krijuar..haram..Mire qe opoziten e mban peng,po me Veliajn c’pate o ..hund-derr.

  • Artikulimi i brekedhjerit te historise eshte krejt alucinant,ose deshmia me e sakte e shokut psikologjik qe i ka dhene suksesi madhor i Policise se Shtetit,dje.Shkermoqja e krimit ,koka e organizimit te te cilit eshte ai anetari i thjeshte rradha 3 karrigia 4,eshte vdekja klinike per brekedhjerin e historise.
    Informimi mediatik per te, eshte nje kontribut i vyer,me dobi publike.

  • Nuk kane goje te flasin per patriotizem as Berisha qe e ka dime se c’ka bere, as Veliaj me kete turpin e fundit.
    Te dy jane jo thjesht kozmopolite, por per interesat e tyre shesin gjithshka, e ne radhe te pare kombin.

  • Bravo njeri e bravo tjetri,te lumte Erjon e te lumte Milena.po ça i kini keto qe shkruani,po menderos per keto fjale Saliu? Sa muaj ka qe tallet,me kuvendin,tallet me Edi Ramen,tallet me nje milion votat kundra tij,e tallet dhe kalon diten ne komjuter dhe kronikanet e gazetave dhe televizoreve,nuk bejne pune tjeter,vetem presin kur te pjerdhe Saliu qe ta inçizojne.
    A keni fuqine ti konfiskoni pasurite? A keni fuqi ti dekumentoni,poshtersite dhe grabitjet qe ka bere? Jo,jo,eshte me i zgjuar se te gjithe politikanet,eshte me i poshtri i te poshteve,eshte me krimineli se gjithe kriminelet,por nuk keni asnje fakt.Edhe po te keni,ai ka punuar,ka paguar,ka graduar,aq njerez ne detyra qe ju nuk mund ti beni asnje gje,atij,femijeve,ministrave qe kane grabit’ shqiperine dhe gjithe bashibozukeve qe ka pasur e ka pa vetes.E per ç’fare i lumte Erjonit? Mos zbuloi materiale te tilla qe nuk mund ti hedhe poshte gjykata?
    Edhe nje here po ju shkruaj nje proverb te holle frances,per lojen e deputeteve dhe pushtetareve tane te te dy kraheve:” MUNDOHU TE ARGETOSH TE TJERET PER GJERA QE TY NUK TE INTERESOJNE ASPAK” TUNG

  • Nuk ja vlen fare te shkruash per Berishen,por ai duhet te mare njehere e mire denimin e merituar dhe femijeve te tij tju konfiskohet pasuria.
    Fjalet jane fukarallek,Duhen vepra konkrete nga maxhoranca e sotme

  • Une kam nje opinion disi ndryshe per kete debat te publikuar.
    Se pari mire beni qe publikoni hamulisjet e keti qeni te terbuar qe eshte gati te shqyeje njerez me dhembe.
    Injorimi dhe tallja publike jane nje ndeshkim i merituar per kete delenxhi dhe debil, per aq kohe sa drejtesia e vertete po vonon apo po harron bemat e ketij krimineli misionar.
    Ajo qe me revolton me shume ne kete rast kur shoh se si shkumezon ky monster, eshte fakti se si eshte pranuar nga shoqeria shqiptare ky lloj robi i dale nga forca politike qe ka kryesuar dhe de fackto kryeson, nje lloj reparti ushtarak si ato te NBU-se se kohes se Enverit, qe te drejtoje per kaq vite jo vetem politiken shqiptare por shtetin dhe qeverine shqiptare?!!!
    Mallkuar ata qe i kane dhene dhe i japin voten ketij plehre qe shkaterroi Shqiperinedhe ndjell vetem kob dhe zi!
    Veç te tjerash ky eshte dhe nje injorant 24 karatesh ne te foluren e gjuhes shqipe jo vetem ate zyrtare, me nje gramatike te denje per ata qe dhe shkollen fillore e kane marre me mik.

  • Z. Rama, fijet e terrorizmit ne Shqiperi , me te gjitha pasojat e tij ne te gjitha fushat, te cojne
    vetem te nje njeri, me emrin Saliserb Berisha . Prandaj degjo keshillen e nje miku te shqipta-
    reve : ACT NOW !!!. Sali Berisha nuk eshte i lidhur vetem me agjenturen o komshiut te veriut,
    por edhe me Al-Kaeden !!! Te gjitha faktet qe sjell media tregojne se Berisha eshte antishqip-
    tari me i madh qe ka njohur historia e Shqiperise !

  • Faleminderit ‘DITA’! Me keto fragmente “Caprashitje” ne 38′ Vampiri B..ISHA tenton nga i AKUZUAR te kthehet ne AKUZUES! Eshte fakt qe Qeni-ZAGAR i TERBUAR, me jarget qe leshon nga goja TERBON edhe ata qe i rrijne prane! Kujt i dhimbset jeta te ver KUNDRA-GAZ kur LEH B..ISHA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *