Berisha akuzon qeverinë: Po dhunon lirinë e lëvizjes

anazapta

Ish-kryeministri Berisha e cilëson një akt të rëndë antikushtetues vendimin më të fundit për të mos lejuar daljen jashtë shtetit të atyre personave që nuk kanë shlyer gjobat për automjetet. Në një postim në profilin e tij në Facook, Berisha akuzon kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se po shkelin të drejtat e njeriut.

“Të dashur miq, kryepolici, kryehetuesi etj etj, pra kryekreu Edi Rama, në një akt të mirëfilltë antikushtetues, me një urdhër të Lei Fenit të tij Tahiri, nuk lejon daljen jashtë shtetit të qytetarëve që janë gjobitur për kundravajtje për makinën e tyre dhe nuk kanë paguar gjobën. Ky urdhër i Edi Ramës, unik në llojin e tij në historinë e një vendi të lirë, i firmosur nga Lei Feni Tahiri, është një dhunim flagrant i nenit 38, pika 2 e të cilit thotë se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë vendi si dhe nenit 17 të Kushtetutes sipas të cilit liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve, të garantuara me Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.

Mirëpo në revanshin e ndërtimit të shtetit policor, për kryekreun Rama, Kushtetuta është thjesht një letër e vdekur, vullneti i tij është mbi çdo gjë. Ky është një akt i rëndë antikushtetues që dhunon lirinë e lëvizjes së shqiptarëve, njërën prej arritjeve më të mëdha të tyre. Përsëri kësaj i thonë me vrap drejt të shkuarës. Sb”, shkruan Berisha.

Share This Article
7 Comments
  • Nuk eshte cenim i lirise, kjo eshte nje akt detyrimi qe kane njerezit per vendin e tyre,se keshtu ke punuar o hajdut,kur do te vije ajo dite qe te shohim brenda hekurave,se e ke katandisur Shqiperine ne kete gjendje te mjerueshme.

  • Rri urte o plak i rrjedhur, se eshte e pamundur te rrish pa folur qofte edhe nje dite.
    Ke frike se po nejte pa folur, vdes.
    Shyqyr qe ke hap facebok dhe ditperdite nga nje brockull nxjerr.
    Nuk ke faj, perderisa te lene te lire dhe te llapesh neper media e faqe interneti.

  • Ik e mbushu o palle qe nuk ke haber nga shteti. Ke edhe kurajon qe te kakarisesh o vrastar i lirise se individit.

  • Do te ndalohet mjeti, jo njeriu. Nese udheton me mjet me dokumenta ne rregull e gjoba te paguara askush nuk te ndalon. Spjegojani pak ketij njeriu te trashe…

  • Me qe e kupton s’e s’ja var njeri don te duket qe thote dicka pavaresisht se mund te jete brockull. Ta mesoje se as nga Amerika nuk del dot ne rast se ke detyrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *