Berisha akuzon Thaçin si argat të Serbisë

Edona Llukacaj

Në përgjigje të akuzës së javës së kaluar të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që pati deklaruar: “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, ish-kryeministri Sali Berisha, në transmetim të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” akuzoi për argat të Serbisë presidentin Thaçi.

Berisha tha: “Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi”.

Mbi këtë, Berisha shpjegoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike ndër vite.

“Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky: Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”. Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. Është bërë përpjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete. Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon”.

Berisha tregoi dhe pse, sipas tij, ishte arrestuar Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë: “Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

I pyetur nëse Shqipëria ishte vizituar nga shërbëtori besnik i Millisheviçit në spastrime etnike, Arkani, Berisha tha se Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe se Arkani mund të kishte ardhur.

“Ai (Arkani) me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej një mijë herë. Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë” u shpreh Berisha.

Në lidhje më marrëdheniet e Ramës me Haradinaj, Berisha tha se Edi Rama ishte anti-shqiptari më i madh pas zografit.

“Skam asnjë lidhje me Haradinaj. Rramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shitur trojet shqiptare nuk ka”, përfundoi ai.

Burimi: Opinion.al

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • O Kriminel A e dine ti qe ate dosje e ke pergatitur ti me Bashes ku Basha ishte perkthyesi i Dik Marty dhe hetyesi ne sherbinm te Serbev, Ku ke fytyre ti te ballafaqohes me Hashim Thacin.
    Hashi Thaci eshte hero Koken e Hashim Thacit Slloba e ka kerkuar te blej me flori vetem kushe e sjell koken e prere.
    Po per ty kur te kan akuzuar serbet.
    Kure Nafta e shqiperi shkonte ne Mal te ZI Mlladici therriste “ZHIVO SALI BERISHA.”
    Ja pra se kush je ti more kriminel me Damke.!

  • Ua kalerofsh sic ua ke kaleruar te gjitheve qe te besojne dhe te ndjekin. Te lumte trapi se ky vend s’ka me burra te te conin ne esfel. Bej sic ke bere pooooor kujto cdo lesh pas per pjellat e tua.

  • Berisha
    :”” Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

    Kujt ja shisnin Naften naften shkodranet ?!! Serbeve apo kosovareve ? Apo malazezeve ?!!

  • Fatkeqsi e Kombit. Faren e perçarjes qe mbjell ti , as armiqte me te medhenj nuk e kane mbjelle dot mes shqiptaresh.

  • O Sali Krimineli .I Hengsh Mune Hashim Thacit.Ti e ke te vertetuar Katerciperisht se je Agjent Serb.I ke sherbyer interesave serbe .Ke qene kunder Rambujese,Ke sabotuar Luften e UCK,Ke gisht ne eliminimin e disa figurave te UCK.Mbreme degjova se akuzon Hashim Thacin per vrasjen e Gazetarit Ali Uka.Ai ka banuar me qira ne Pallatin Nr.24 -Rruga “Shyqyri Ishmi”,Perballe Xhamise se Tabakeve.Te ndjerin Ali Uka e vrau xhaxhai vet,i derguar nga sherbimi sekret serb.Ky herif ne nje Gjyq me gjyqtare te kontrolluar prej Teje e nxorren te Cmendur-Te Papergjegjshem..Kjo eshte e Verteta.Mos Luaj me Fatet e Shqiperise.Do te mbahesh mend vetem si Njeriu me i Urryer i Kombit Shqiptar.Ngordhsh ne Hale

  • O shemtia shqiptare.Po nuk ke g ogla te maesh me Thacin or kriminel mjeran,Thaci qetash 30 vjet kryen veprimtari atdhetare,qe sudentprorektor,veprimtar I rendit te pare I LPK,nga ditet e par e deri ne fitore ne UCK,udheheqes diplomatic ne Rambuje eshte velersuar e krehasuar me lideret ltar boteror.Pas luftes asnje vendim nuk eshte marr pa qene present e pa nenshkrimi9n e Thacit, tash President,Je vertet marroq I kohes, spiun e UDB qe nga 1967,fatkeqesisht ke iplikuar edhe Familjen djalin,vajzen e dhenderin,tash edhe mbesat.Nga trurpi deri sot nuk ka vdekur askush,ti duhej te ishe vdekja e pare e tuprit.

  • Si duket qe te dy , edhe Berisha edhe Thaci e kane nuhatur rezikun se po u vie nji fund i tmereshem dhe se fundini tmerreshem po u vie me gjase qe te dy dikur dhe diku ( ne beograd ) paskan spiunue njeri tjetrin ose edhe me keq, edhe Berisha edhe Thaci paskan qene si duket te informuar mire gjate te kaluares se tyre per veprimet e njeri tjetrit
    Tani pasi e kane nuhatur se Beogradi se shpejti do ti publikoje te bemat e te dyve , edhe Berisha edhe Thaci shpejtuan ta bombardojne opinionin shqiptar me ” te dhenat ” qe ata disponojne …kjo egersine qe te dyve dhe urrejtje patologjike per njerintjetrin ndryshe nuk mund te spjegohet ngase, edhe Berisha edhe Thaci me djallin kane mbjelle kunguj, tani kungujt jane rrite dhe po u bien ne koke duke ua qa kaptinen

  • Mut ti mut thaqi vetem ndryshon kohe ti e ndihmove dhe furnizove serbine ne kohen e luftes ne Kosove , per thaqin nuk kemi edne te dhena zyrtare se e ndihmoj gjat kohes se luftes po mbas lufte po me duket edhe gruan e vet ja dhuron vuqiqit se per teritor mos te flasim vetem ta shpetoj veten dhe kapitan qe e ropi popullin per te !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *