Berisha ankohet për provimet e maturës

anazapta

Deri më tani nuk e kishte prekur arsimin, por ja që kjo është periudha e provimeve të maturës, e diçka duhet thënë. Ish-kryeministri Berisha, si i ndjeshëm që është, kërkon kryengritje edhe nga maturantët. Nëpërmjet një statusi në Facebook i bën thirrje për vlerësim objektiv në provime: “Këto dy ditë në rrjetin tonë social kanë ardhur qindra mesazhe dhe komente, në të cilat maturante nga i  gjithë vendi shprehin pakënaqësinë e tyre të madhe për vlerësimin, jo objektiv sipas tyre, të provimit të letërsisë. Ata më janë lutur që shqetësimi i tyre serioz të pasqyrohet në rrjetin tonë. Duke qëndruar gjithnjë në mbështetje të vlerësimit objektiv të provimeve, i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit të dëgjojë zërin e tyre dhe të bëjë me transparencë të plotë rivlerësimin e  pavarur të provimeve të maturantëve që pretendojnë se nuk janë vlerësuar objektivisht! Sb”, shkruan Berisha. Po  mirë mo zotëri, në 8 vitet e qeverisjes e bërë lëmsh maturën shtetërore, gjithë kode e manovra. Duhet të bësh një shkollë me vete që të kuptosh se si të marrësh shkollën e parë.

Share This Article
5 Comments
  • KETIJ PLERES I DHIMSEN SHUM STUDENTET???KY HALJA E LA KETE POPULL NE MJERIM EKSREM DHE SE SRUAJTI FARE PO ME VJEN KEQ ME KETA STUDENT QE JAN KARAVIDHE QE I JAPIN NGJYRIM POLITIK

  • Meqe lidhet me letersine. Sali Berisha do te hyje (keshtu me krime, shkaterrime etj. ka hyre koke e kembe dhe po i behet gati vendi per…ATJE) ne historine etatiste te Shqiperise, si njeriu qe librit (ky dashnor i madh i tij (?!) qe “dhuronte” libra per Skenderbeun, gjoja te blera ne Paris prej tij, po qe ishin te fondit arkivor te BKSH-se) i ka kushtuar vetem 3-4 minuta kohe ne Keshill te Ministrave, nuk ka asnje vendim, thjesht ishte nje shperthim i castit kozmetik per vete.
    Sa kohe dhe energji, – vec tjerash, – i ka kushtuar ketij populli ky (jane konsumuar maximalisht dhe epitetet per te) Prof. Dr.?!

  • Po ky plaku mere do ti hedhe kripe gjelles si mbas shijes se tij?Ri aderezi ne pleqerine tende dhe mos u bej”specialist per cdo gje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *