Sot në orën 16:00, në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti, është zhvilluar një sesion përkujtimor me pjesëmarrjen e figurave të njohura të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, por dhe krerët e lartë të shtetit.
Kryeministri Sali Berisha i cili ka përshëndetur këtë sesion, ka risjellë edhe një herë në vëmendje kontributin e Azem Hajdarit, i cili udhëhoqi protestat e studentëve dhe grevën e urisë që kishte si qëllim vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, në Dhjetor 1990.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh se ai mund të krahasohet vetëm me një fjalë, që është tribun i lirisë, heroi i studentëve.
“Jemi sot këtu për të festuar 50-vjetorin e njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve, 50 vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit. Burra si ai shënohen me gërma të arta në murin e historisë së kohës, ata nuk vdesin kurrë, jetojnë gjithnjë, ndaj edhe ditëlindja e tyre festohet gjithnjë. I tillë ishte edhe Azem Hajdari, nuk mund të gjesh fjalë tjetër për ta vlerësur vecse, tribun lirie. Lëvizja studentore ishte padyshim lëvizja dhe përballja më e egër që regjimi komunist kishte njohur. Në ditën që unë me dy miqtë e mij u nisëm tek studentët, nuk e kisha njohur ndonjëherë Azem Hajdarin. Në një lokalet e këtij qyteti ne do takonim Azem Hajdarin dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij. Dy gjëra mbetën në kujtesën time të përjetshme, së pari vendosmëria e tyre e jashtëzakonshme, djemë trima, të vendosur për cdo sakrificë dhe epike me regjimin. Ata të gjithë ishin guximtarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte Azem.Ky ishte heroi i studentëve, udhëheqësi i tyre. Ajo nuk ishte një lëvizje e programuar prej kohësh e organizuar në fshehtësi, jo por udhëhiqej nga një tribun lirie. Ditët më vonë tek Azemi do spikatnin në mënyrën më të shkëlqyer, forca e një lideri, guximi i një lideri”, tha kryeministri Berisha.
Duke u rikthyer pas në kohë, tek lëvizja studentore e viteve ’90, Berisha u shpreh se detyra më imediate ishte ajo quanim vrasje frike. “Në këtë kontekst Azem Hajdari ishte një tribun, një lider që do ta kërkonin në të 4 anët e Shqipqrisë për ti dëgjuar fjalën e zjarrtë që buronte nga shpirti i tij i lirë, që buronte nga idealet që ai besonte”, tha Berisha.
Azemi sipas tij, ishte organizatori i përmbysjes së diktaturës, e cila kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin e bustit të diktatorit.
“Ne kalonim përbri bustit të diktatorit që na thoshte, “Këtu sundoj unë”. 20 shkurti ishte dita e përmbysjes së diktaturës, jam dëshmitar në organizimin e asaj lëvizje më të fuqishme popullore që përmbysi diktaturën në Tiranë. Tek sheshi, ishte motoja që udhëhoqi qytetarët në 20 shkurt për të përmbysur diktaturën”
Kryeministri shtoi më tej, se Azem Hajdari ishte politikani më i pavarur dhe më i vendosur në idealet që besonte.
“Jeta e tij ishte një përballje mes lirisë dhe shtypjes së egër. Ai luajti një rol të jashtëzakonshëm në fitoren e 22 marsit. Ai mbeti gjithë jetën vetja e tij. Nuk ka patur dhe nuk do ketë politikan më të pavarur dhe më të vendosur në idealet që besonte se sa Azem Hajdari”, shtoi Berisha.
Sipas Berishës, Hajdari u martirizua që PD të mos vdiste. Duke folur për atentatin që iu bë në Tropojë, kryeministri nxori në pah një aspekt tjetër të Azem Hajdarit. Ai sipas Berishës, mbështeste Lëvizjen Clirimtare të Kosovës.
“Ai u martirizua vetëm e vetëm që PD të mos vdiste, që të mos gjunjëzohej. Qëndroi i pamposhtur në cdo përpjekje për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Ai u përfshi në atentatin e rrezikshëm në Tropojë, ku shkoi për të ndihmuar e mbështetur qytetarët e Kosovës që kishin lënë shtëpitë e tyre, për të mbështetur Lëvizjen Clirimtare Kosovare, idhulli i tij ishte presidenti Rugova, për të kishte adhurim të jashtëzakonshëm. Cdo ditë do jetonte me përkushtimin më të madh se si ne të ndihmojmë Kosovën. Ai ndjehej pjesë e saj, në mënyrë të përsëritur kërkonte të merrte pjesë direkte”, nënvizoi kryeministri.
Ndonese trim, Azemi fatkeqesisht ka qene pa vizion dhe nuk ka ditur ti njohe njerezit per te qene i zoti te mbijetonte…ne politike dhe …. ne jete. Ate e vrau ai qe po e qan, ai qe e etiketoi spiun e cfare jo.