Kryeministri Berisha ka deklaruar se antenat e telefonisë celulare nuk do të jenë objekt tatimi as nga pushteti vendor e as nga ai qendror. Ai ka akuzuar pushtetin vendor për histori duke dalë në mbrojtje të kompanive celulare.
“Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare . Iu këpusin taksa e kryesisht disa nga ata që po zotohen të heqin taksat. Ministër i Financave, do më sjellësh ligjin me urgjencë, antentat e komunikimit përjashtohen në vendosjen e tyre nga çdo lloj takse. Vendosja e tyre nuk do të jetë objekt tatimi as nga autoritetet vendore e as qendore në asnjë pjesë, natyrisht kur i vënë në pronë private, është tjetër punë”- tha Berisha.