Berisha: Avioni me drogë që ra në Durrës fluturon dy herë në javë

Elton Tafaruci
Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje sa i përket avionit të vogël tip Piper që u rrëzua në Ishëm të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Berisha theksoi se i njëjti avion që drejtohej nga një pilot italian 69-vjeçar, fluturon dy herë në javë në territorin shqiptar.

Sipas Berishës, avioni do të merrte drogën e qeveritarëve për ta trafikuar drejt Italisë.

“Kishte ardhë të merrte drogën e qeveritarëve. A dini ju që ai fluturon dy herë në javë në Ishëm? A i dini ju këto? Atëherë çfarë mbetet këtu për të thënë për Dibrën. Me asgjë s’mund të mbulosh implikimin e tij”, theksoi Sali Berisha.

Ish-Kryeministri foli edhe për fotografinë e Edi Ramës me Presidentin Barack Obama në vitin 2012, ku mediat amerikane raportojnë se pagoi 80 mijë Dollarë për një foto me Obamën.

“Kur shkoi tek Obama si çift gaysh, do fitonte pikë. Por në fakt i doli me këpucë të kuqe. Erdhi puna në konventë nuk u pranua. Dielli me shosh nuk mbulohet”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Share This Article
3 Comments
  • z BIRISHA, ne nuk e dinim ti e dije sepse ndoshta merte drogen e ZENIT, pse flet sot qe u rrezua dhe nuk flitshe gjithe keto kohe qe ai vinte dy here ne jave. Je nje katunaromalok ordiner. Asnji nga 3000 puntoret e kom tekstil nuk ishte kaq llaxore sa nje bure malok si ti

  • Kjo eshte e vertete se nje fluturim e bene per hesap te “miqeve” e nje per familjen tende or kryekrim “burre shteti” !Dikur ne nje kohe eshte perdorur Vietnami per tu bere republike hashashi demokratike e tani pas 65 vitesh perdoret Albanistani per te rritur moralin e ushtrise,siç na pat mesuar edhe kinezi i radhes qe u largua nga ky vend i dhjerre por krenar qe:LIGJEROHENI KANABISIN SE KENI PER TE PARE SA FITIMPRUERS QE ESHTE”,duke na sygjeruar qe “Ju prodhoni ne ua rembejme e familja ta shese”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *