Berisha: Bamit i’u dërgua në qeli sërish “kapuçoni i zi”

Dita

Ish-kryeministri Sali Berisha ka aluduar në një postim të tij në Facebook, duke shkruar se Durim Bamit, i akuzuar më herët si personi i cili do të kryente vrasjen, mund t’i jetë dërguar në dhomat e qelisë një “kapuçin të zi”, për ta kërcënuar.

Por këtë herë sipas Berishës, Bamit i dërguan në qeli “kapuçonin e zi”, me një certifikate të Gjendjes Civile me emrat e të gjithë pjesëtarëve te familjes dhe me mesazhin se do t’i vrisnin të gjithë ata. Kjo sipas tij e detyroi Bamin të pohonte se kishte bërë thjeshtë shaka me ato që kishte pohuar për Doshin.

“Mediat njoftojnë se dje, pas katër orë pyetjesh, Durim Bami dëshmoi atë që Meta dëshiroi. Ai hodhi poshtë atë që i kishte pohuar Tom Doshit pa asnjë kërcënim në dhomën e regjistrimit se në qeli i kishin dërguar kapuçonin e zi, i cili i tha se po të fliste do t’i zhduknin fëmijët. Thuhet se Bamit i dërguan në qeli përsëri kapuçonin e zi me një certifikatë të Gjendjes Civile me emrat e të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe me mesazhin e parë, por tashme duke ja përsëritur disa herë zhdukjen për secilin pjesëtar të familjes, aq sa Bami mezi priste të zbardhte dita ta merrnin në pyetje për të pohuar me zë dhe figurë se kishte dashur thjesht të imitonte Kallakun dhe bërë shaka me ato që i kishte thënë Doshi”, shkruan Berisha.

Share This Article
6 Comments
    • NGA CILI KAPUCON ‘I BARDHE’
      I MERR VESH KAQ SHPEJT
      DHE KAQ SAKTE TE GJITHA
      KETO ‘INFORMACIONE’ E PERFORMANCA ?!

  • Po mire ky lloi monstre ku e di ca i kan derguar nga e mori vesh kush i tha apo shikon endrra naten ky e vjen i llap dite ik or plak i rrjedhur nuk e shkaterron dot shqiperin UDB jot o spiun

  • Terè jetèn tènde e ke pèrjetuar me kapuçonèt e zinj.Edhe èndèrrat mendoj se i shikon me kapuçon tè zinj.Ke dèrguar aq shumè kapuçon sa nuk i mban mend me numèr.A janè kapuçonèt e tu ata qè vranè Xhindin,Trebicken,Hoxhèn,Haklajt,Konomi,dhe nè fund Olldashin?Ti je kapua i kapuçonève tè zinj.ti je shpirtèziu,ti je haleja e haleve tè kombit.

  • Po mjaft ore i marre mjaft ke plot 25-vjet me keto inciklomedi,po i car i ka cuar ate te liries apo te argites ikore dreq ke qene president+kryeminister ti fytyra jote ptuuuu serb i ndyre…

  • Saliu c’ka bere vete per 25 vjet ia vesh te tjereve.Shikoni cfare ligjesh absurde nxirte qe disa ende kane fuqi dhe sot:-Me vendimVKM ministri nuk mban pergjegjesi edhe pse shkilet ligji.-Shtypi eshte i lire edhe kur shpif. -Deputei nuk mban pergjegjesi per ato qe flet edhe pse thote genjeshtra dhe mashtrime.-Deputeti kundershtar ka te drejte te genjenje nate dhe dite dhe te sulmoje kundershtaret ne forrma nga me te ligat dhe nuk mban pergjegejsi se flet si parti kundershtare.-Kur shkilen ligjet nga qeveritaret falen se jane gabime njerezore,thua se gabimet e tjera i bejne kafshet per njerezit.-Vota eshte e lire ,ajo edhe numerohet edhe nuk numerohet si te doje komisioni.Bile shkohet deri aty kur Ristani thonte se populli e ka per detyre te votoje dhe komision te numeroje si te doje.-Te mos denohet Fullani se bie sistemi financiar,pe me heqjen e tij pse nuk ra ky sistem.-Te behet hetim perlamentar,o zot ,pse mbajme gjyqesorin?Dhe plot te tilla se nuk kane te mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *