Nga Bedri Islami
Opozita shqiptare, pavarësisht këshillave miqësore të politikës ndërkombëtare e bëri aktin e saj ekstrem të paralajmëruar: dorëzoi mandatet dhe tani është në pritje të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me mendjelehtësi të pazakontë, kreu formal i PD shpalli se vendimi u mor pasi ai “lexoi mesazhin e protestuesve”.
Opozita kërkon largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike, provizore, që të realizojë sipas saj zgjedhjet e reja politike, sëbashku me ato vendore.
Se kush do e miratojë këtë qeveri, nëse ndodh; me cilin kod zgjedhor do të futen në zgjedhje, edhe kjo nëse ndodh; kush do i caktojë komisionierët, kush do i numërojë votat etj, të gjitha këto mbeten pezull.
Me cilën të drejtë PD dhe LSI kërkojnë të “heqin qafe” një figurë të së majtës, të cilin nuk e mundin dot me votë, kjo nuk dihet. Fakt është që rilindasit në pushtet, bënë të njëjtin gabim madhor si e majta pas 1997, që, jo vetëm nuk ndëshkoi krimin, por edhe e toleroi atë, u mburr se “prej tyre nuk ishte Berisha në burg”, çka solli shtatorin e vitit 1998, solli pastaj tragjeditë e tjera kombëtare, si Gërdeci dhe 21 Janari dhe vijojmë sot me djegie të reja e pazare pas pazaresh në kurriz të zhvillimit dhe ecjes përpara të vendit.
Diskurset e fundit politike, megjithëse disi të zbutura, pas telefonatave të Departamentit të Shtetit, përsëri kishin në vete kërcënimin me tërheqje zvarrë, hedhjen në Lanë, pushtetin e krimit dhe deri në thirrjen e Bashës që të mos lejohet të dalë jashtë shtetit shefi i qeverisë, pasi vendi i tij qenkësh në burgjet e sigurisë së lartë.
Ky tension të çon pashmangshëm në një përplasje të ardhshme, e cila, edhe pse do të ketë kundër gjithë faktorët ndërkombëtarë, mund të ndodhë nga njëra ditë në tjetrën. Si duket, “thikat” janë mprehur dhe “zbutja” e ditës së enjte nuk tregon se janë relaksuar aktorët e përplasjes, por janë frikësuar. Kur frika të dalë, ata do të jenë rishtas përballë, por atëherë nuk do të ketë vend për bashkëjetesë.
Basha, sipas mësimit të Berishës, që ka një përvojë 24 vjeçare konfliktesh të egra i ka shpallur luftë edhe Perëndimit, edhe pse fshihet pas frazave të djegies së mallit për Amerikën. Kryemadhi, duke qenë në ethet e faktorizimit, përpiqet edhe ajo të ndezë shkrepsen e saj, por më e mundur është të djegë të gjithë atë godinë që ka ngritur bashkëshorti i saj.
Në një mënyrë, thuajse identike, po përsëritet ajo çka ndodhi në Maqedoninë e Veriut.
Edhe atje kishte dy palë të gatshme për përplasje masive. Kishte reformistë, të cilët sot drejtojnë qeverinë dhe Kuvendin e nesër mund të drejtojnë edhe presidencën; kishte, në ballin tjetër, një opozitë, e cila, sapo kishte rënë nga pushteti dhe që ishte e egërsuar, duke e ndjerë frikën nga ethet e një sistemi të drejtësisë të mbështetur nga faktorit ndërkombëtar.
Gruevski, prirësi i kësaj lëvizjeje, me dukje nacionaliste, por thellësisht pro ruse dhe pro serbe, u bë figura e një lëvizjeje antiperëndim dhe kërkues i shkatërrimit të çdo vlere.
Ai mori flamurin e luftës kundër perëndimit duke përdorur një figurë, po ashtu kontradiktore, Soros, prej barkut financiar të të cilit kanë përfituar edhe shumë nga njerëzit e sotëm të politikës dhe medias në Shqipëri.
Fundi i Gruevskit dihet tashmë. Ai është në Hungari, azilant politik, i dënuar në vendin e tij për një nga shkeljet më minore që ka kryer por në pritje që të dënohet edhe për abuzime të tjera madhore. Pak ditë më parë u arrestuan edhe tre nga ndihmësit e tij, me të cilët përgatiti grushtin e shtetit kundër parlamentit të ligjshëm, si mund të kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2017 në Shqipëri dhe, sipas agjencive informative ndërkombëtare, si ishte menduar të ndodhte ditën e enjte në Tiranë.
Shkulja e Gruevskit nga politika maqedonase, arrestimi i kryetarit të Kuvendit dhe dy ministrave, duket si fillimi i pastrimit të politikës së këtij vendi nga e keqja e madhe: korrupsioni i shoqëruar me linjën antiperëndim.
Tani, në Shqipëri, janë të qarta shenjat e një përplasjeje të mëtejshme, që bëhet përditë e më e ashpër nga droja e afrimit të përfundimit të strukturimit të Reformës në Drejtësi: ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.
Afrimi i miratimit të tyre po kryhet nën kujdesin e strukturave të inteligjencies amerikane dhe europiane. Drejtësia e re, vërtetë do të ketë në ballin e saj gjykatës e prokurorë vendas, por do të ketë pas vetes një korracatë të fuqishme perëndimore. Më tepër se krijesë shqiptare, është euroatlantike dhe shpresohet të ketë filtra shumë më të pakalueshëm se ato të Vetingut në drejtësi.
Çfarë do të ndodhë pas kësaj me klasën politike shqiptare?
Për ata që janë sot në opozitë largimi nga Kuvendi mund të largojë ditën e gjykimit, por nuk do mund ta varrosë atë. Pandehma se do ta kontrollojnë drejtësinë e re nëse rivijnë në pushtet është fatkobi i mendësisë politike.
Në anën tjetër, Edi Rama, jo thjesht “harroi” ndëshkimin e së keqes, një premtim me të cilin erdhi në pushtet, por “harresa” i hapi rrugën një korrupsioni të ndjeshëm, herë herë të jashtëzakonshëm.
Nuk është më e rëndësishme se ku do të bjerë çomanga e parë; e rëndësishme është të fillojë dhe, nëse vjen shpejt ajo ditë, vendi do të shohë çudira.
Gruevski është një shembull i ndëshkimit të dyanshëm. Kush do e takojë i pari atë: Berisha, Basha, Meta apo Rama?
Apo “cironkat” që u vijnë nga pas?
Edhe nëse nuk takohen fizikisht, do të kenë të njëjtin vend në memorien e vendeve të tyre.

I pari Sali qeni
Kur ske cte thuash hesht .
Dihet si gjithnje ne vend te pare do te jete Sali kar-axhis, nga pas djalka shalengjituri Lulush, Like Flori Blloku,….. por ke haruar Mehdi Camin Gerdeclliun, Ridvanken gropa e zeze 1 miliard euro, skuthi Ruli e kuqi me falni ndryshku Pollo e me rradhe, ka per te tere, Shkerdhenin e CEZ Shperndarje e Argita Korbin 3% tarife suksesi qe perbejne 30 milion dollare etj etj
Pas kësaj përplasjeje që e organizoidhe e prinë i mtufjepsuri Sali Berisha, do të nis një epokë r re e funksionimit të demokracisë në Shqipëri dhe në trojet Shqiptare jashtë Shqipërisë.
Bedri, une nuk e di se çfare ka ndodhur me ju,me Gazetten tuaj,por te futesh ne nje thes Ramen me Berishen, Meten e Lulin, kjo ju ben nje gazete jo te besueshme e serioze.
Ne cdo artikull tuajin verehet tendenca per te denigruar E. Ramen , duke e krahasuar ate me Berishen dhe kjo te ben te mendosh se, misioni juaj si opinioniste udhehiqet nga qellime qe nuk kane te bejne aspak me pasqyrimin e vertete te realitetit . Nuk jene më te besueshem dhe te lexueshem !
Me gjithë mend e ke ???
A e di ti që me rrogën e vet edhe zyrtari me rrogën më të lartë nuk mund të blej shtëpi të re dot, pale vila me 11halera vila Surreli vila te TEG-u e të tjera.
Të tilla I kane gjithë Ministrat e 15-20 viteve të fundit e vartësit e tyre partnerë në vjedhje.
Prandaj po nuk u arestuan këta të katërt dhe ortaket e tyre Oligarkë e partnerët e tyre (ministra , drejtorë e tj hajna) mos prisni përparim e stabilitet.
Vetem duke u arestuar te te gjitha kraheve, pasi tu shpallen pasuritë dhe paratë jashtë vendit (një jasvë punë për CIA e FBI) e ti kthehen vendit, nuk do reagojë kush nga populli e militantet.
Ndryshe Selanik e tatepjete…. e puthuni me Milon per ne BE
Nese nje nga keta politikane kriminele dhe te korruptuar do te shkoje ne burg atehere eshte keputur nje hallke e zinxhirit e cila do te pasohet nga te tjerat. Ajo dite do te shenoje fillim e hurjes se shqiperise ne be dhe realizimin e endrres per te qene si e gjithe europa.
Islami, nuk u fut asnje ne burg se jane bashke kane qene bashke dhe do te jene bashke deri ne fund ne burg,flasim per klasen me injorante politike te te gjitha koherave ne shqiperi njerez tejet medioker qe vijne nga fusha qe nuk kane lidhje fare me politiken agronom, mesues,
,oficere, doktore infermiere Jane me shume se cerek shekulli ne afera politike duke Mos pasur asnje lidhje me profesionin e politikanit
Gazeta Dita , a e kuptoni qe jeni bere te pa besueshem,te pa lexueshem me keto shkrime kunder Edi Rames ?!
Po pse cfare kujtoni ju , stafi i Dita-s, se , ne te majtet , do te ndikohemi nga urrejtja juaj personale per E. Ramen dhe kujtoni se do dalim kunder tij ?
Si ka mundesi te keni pafytyresine ta krahasoni ate njesoj me Berishen , Meten apo Lulin ?! Eshte fyerje ndaj inteligjences se njeriut e qytetarit normal kjo beni ju .Nuk e di se cfare aresyesh keni por dij qe mllefi qe paskeni ndaj tij ju paska erresuar aresyen dhe mendoni qe duke bere propogande kunder tij , mendoni se do e rrezoni nga pushteti . Ha ha ha , kujtoni se populli eshjte nje tufe lopesh qe mund ta terhiqni pas hunde ?
O qytetar rilindas , jane te gjithe bastarde e te paskrupullt. Kush me shume e kush me pak e kane vjedhur kete popull. Te veçosh Ramen si ndryshe nga te tjeret , ose je i manget nga trute , ose han dhe ti mbeturinat qe teprojne nga kazani i korrupsionit te Rame tepsise. Rama ja kalon te gjitheve per korrupsion , eshte kryehajduti, kryehorri , kryemaskarai .
Fidel Kastro, qysh nga nick-name, dukesh qe je nji rrote kari i pashoq ! C´pate mor idiot qe me fyen ? Kush te duket vehtja ty ? Vertet Fidel Kastro qe ofendon e anatemon si bole ?
Hajt´ate motren , gruan , gocen e c´te permban libri i shtepise !
Ti vetem qytetar nuk mund te quhesh apo te jesh ! Me kete fjalor qe perdor mendoj se duhet te kesh nja 3 vite shkolle dhe se mund te jesh edukuar keq. Nga menyra sesi shprehesh duhet te jesh militant i rilindjes ne mos ndonje nga te punesuarit e saj qe nuk sheh drite ne fund te tunelit nese rilindasi rama bie nga fiku. Per nejrezit qe kane dy para mend ne koke e gjithe klasa politike shqiptare majtas dhe djathtas eshte e kriminalizuar dhe e korruptuar dhe duhet te pergjigjet per kete. Nese nuk ndodh kjo atehere ne do te vuajme te gjithe nderkohe qe politikanet do te vijojne te shtojne pasurine ne kurrizin tone madje edhe mund te na vrasin nese do ngrihemi per te drejtat tona
Te merresh me morrat e kuq eshte kohe e humbur, hidhe perpjete qytetari , (mendpj se eshte qytetar nga Peza) se i shava udheheqesin , sahanlepires ekselent e mendo se keta do ta çojne Shqiperine ne Be,me “Skenderbeun ” 200. milion euro te vjedhura
ti hale je morr i zi ,në Hajt´ate motren , gruan , gocen e ç’ te permban libri i shtepise që nga rregjistri otoman!
Po ti kthehemi vitit 2005 dhe tè kujtojmè protestat e berishajve ” Nano Ik ! Nano Ik ” qè ngjante. apo ishte njè marrveshje e fshehtè qè Nanon.F ti dorèzonte ( shiste ) pushtetin Bishès dhe mè pas tè jetonte i qetè nè Vjenè ! Kjo ndodhi ngjan si dy pika uji me protestat e fundit tè opozicionit ” Rama Ik Rama Ik “!!! çdo gjè qè ka ndodhur nè Shqipèri edhe kur kanè qènè nè pushtet socialisto- rilindasit, ka patur diktatin e Berishès. Qèllimi i manjakève tè PD pèr pushtet pa mè tè voglèn meritè, vazhdon tè jetè konstant edhe pèrse me faqen si tè bythès ! I gjithè problemi qèndron tek kryerilindasi Rama ! Tè iki e tè largohet si paraardhèsi i tijè ? Apo tè qèndrojè duke korigjuar veten dhe partinè ? Marveshjet e fshehtè me Berishèn dhe mè vonè me Bashèn nuk i dimè.
po rezultatet i ka ndjerè shqipèria. Nèse Rama do tè ishte treguar korekt me PS dhe veçanèrisht me tè gjithè elektoratin e tijè, si dhe me ligjet e shtetit dhe tè demokracisè, sot Berisha me disa tè tjerè do tè ishte nè burg. Nuk dèshiroj tè imagjinoj se si do tè ishte shqipèria, por mè pèlqen tè theksoj se shqipètarèt do tè lehtèsoheshin nga njè barrè e rèndè dhe do tè çlironin energji tè reja, tè fuqishme dhe mjaft pozitive. Ne shqipètarèt sipas dhe traditès i japim njè rèndèsi tè madhe fjalès, saqè nuk e ndajmè pèr kollaj nga burrèria. A èshtè Burrè Ed Rama ??? Le tè presim. Ky èshtè momenti magjik. ” Rama Rrrrr IIiiii ! ” Rama Ik ” si tè tjerèt !
Rama jo vetem qe nuk ndeshkoi kriminelet e hajdutet,por edhe i ka pekrahur ata ne fshehtesi. Kush nuk denon fajtoret eshte me fajtor se ata. Keshtu qe i pari duhet ta takoje Rama Gruevskin!????
Kur njëri populli nuk do po të donte mund ta rrethonte prokurorinë Rama puntor i madh dhe korrektë po por edhe opurtun i madh
Ky Bedriu me tere mend po na can trapin kohet e fundit me gazeten e Arta Dades. Po si mund te reshtosh o Bedri koqja ne nje radhe Edi Ramen me Saliun?
TE D I T A..KA KOHE QE QIELLI ESHTE I VREJTUR QEKURSE ATY JANE PUNESUAR FORCA TE “FRESKETA”KUNDER KM RAMA SIKUNDER SALIKARAXHIÇIT SI MENTALITET KOMUNIST E JO PUNVE QE KA BERE E PO BEN KM YNE.
-DJE E BOTUAT MESAZHIN TIM,PARDJE-JO.DHE E KUPTOJ PSE:JU VINI SHENJEN E BARAZIMIT DUKE VENDOSUR FOTON E RAMES MIDIS HAJDUTEVE E VRASESVE TE SHEKULLIT.KJO ESHTE FATKEQSI PER POPULLIN E MAJT QE TASHME NUK KA ME TE SHIKOI ASNJE TV DHE ASNJE GAZETE TE LEXOI.
-JU E DINI MIRE POR NUK DONI TA SHKRUANI OSE U DETYROJNE TI MINIMIZONI KRIMET E SB NE 28 VITE.
-ASHTU SI JU EDHE UNE JETOJ KETU ME SHUME SE 30 VITE DHE E DI MIRE SHPUREN HAJDUTE E VRASESE ZOGISTE,SHTET-NDERIMIN ENVERIST,SHKATERRIMIN E SHTETIT BERISHIST,RAKIXHIUN NANOIST,HAJDUTIN E FLORIRIT METIST,ORATIRIN DENGLAXHI PANDIST,ETJ.POR FAQEZIU ME I MADH I KOMBIT DO TE NGELET SB.
-KTA TRIMOSH NUK BENE ASGJE NE 25 VITE PER KETE VEND.
-SB SI FATKEQSI KOMBETARE U EMRUA NGA RAMIZ ALIA I DETYRUARE NGA UDB+RUSIA+ASFALIA GREKE E LOBET NE 4 KONTINENTET.DHE KY DUHET TE SHKOI I PARI NE R E Ç,APO TE TAKOI GRUESKIN.PO KUSH DO E BEJE KETE..!?
– RAMA E PREMTOI KETE NE 2013 POR NUK DINTE(BESOJ UNE)SE SA E DEGJENERUARE ISHTE DREJTESIA TE NE.DHE JU KEMBENGULNI SE RAMA SI K/MINISTER DUHET TI DENONTE SALIN E KO.! KJO ESHTE ÇUDIA ME E MADHE QE PO LEXOJME KOHET E FUNDIT NE KETE GAZETE.
-ZOTRINJ:TE NE ESHTE ULUR K.KRYQ UDB,KGB,ASFALIA. ETJ,DHE E SHTYJNE SB,LB,IM..NE AVENTURA,ANARSHI PER TA MBAJTUR BALLKANIN SI MIN ME SAHAT..QE PUTINI RUS TE DALI NE DETIN ADRIATIK.DHE KETE DESTABILIZIM TE NE E KERKOJNE NGA ATA QE U KAPEN NE SHBA ME LOBISTET RUS …PER TE NXIRE QEVERISJEN E PS DHE PER TE BERE NJE FOTO ME TRAMPIN.DHE TE 4 KETA VEÇ RAMES DO PUTHEN ME PUTININ,PASI VUÇIÇIN PO E URREJNE EDHE BEOGRADASIT.NDERSA GRUEVSKI KERKON AKOMA NDIHME NGA ATA QE E SIGURUANE TE KALOI NE DREJTIMIN:MAQEDONI-SHQIPERI-HUNGARI.DHE THUHET SE U STREHUA NE VILEN E NJERIT PREJ KTYRE NE FOTO VEÇ RAMES..! DHE DREJTESIA IONE HESHT.DHE VENDI ESHTE KTHYERE NE H A N PA PORTA QE NE VITET 90.NDAJ NE STUDIMIN E O.S B E..NE 2016 POPULLI 65 % KERKONE RREGJIMIN E E.HOXHES.
-DHE SIPAS NJE SLLOVENI BANUES NE ITALI,NDER TE THERA THOT SE “..SISTEMI KAPITALIST NE BOTE DESHTOI..DUHET TE NDERTOHET NJE SISTEM I RI SOCIALDEMOKRAT..”DHE KJO MUND TE ZBERTHEHET NE NJE SHKRIM TJETER NGA D I T A ME KALEMXHIJT E SAJ KOPETENT.
VO:NESE RAMA E KA BERE VETEN..LE TE SHKOI PAS KETYRE MEDIOKERVE ME PROVA E VENDIM GJYQSOR E JO ME SHPIFJE BERISHISTE TE QYRETARIT DIXHITALB.KJO ESHTE ESENCA E KONTRADITES MES NESH TE MAJTEVE E TE SE DJATHTES EKSTREMISTE E HORRAVE QE E MBESHTESIN VERBERISHT ATE ME PROTESTA TE DHUNESHME GJITHMON DHE E FUNDIT NE 16 SHKURT 2016.Te fala nga Mallakastrioti vigjilent.
teme
mjaftojnë dy rresht e parë ose parrulla e parë,meqënëse është shkruar si gjithnjë me të mëdha.”TE D I T A..KA KOHE QE QIELLI ESHTE I VREJTUR QEKURSE ATY JANE PUNESUAR FORCA TE “FRESKETA”KUNDER KM RAMA SIKUNDER SALIKARAXHIÇIT SI MENTALITET KOMUNIST E JO PUNVE QE KA BERE E PO BEN KM YNE.”,për të vënë vizën!!
të të rrojë kryeministri YT se yni nuk është aspak!!
teme si mesazhi tënd dhe timi nuk ngërnë aspak peshë!!
teme,nuk na pjerdh kush or lal,por mos ndalo së shkruari!!të paktën je një zë!!drejtimi!?nuk ka shumë rëndësi!!seicili shpreh mendimin e tij ashtusi i vjen!!
të na rrojë K/ministri tënd i lavdishëm i paarritshëm perëndi mbi perënditë!!
mua të mërrojë ai pallosh tirone që ka bo universitetin për vizatim dhe e ka marrë për hatër të babait skluptor i madh!!
të tjerat,idiotësitë e palloshit, po i provojmë në kurriz të dy bashkë!!
ti me qef unë me inat!!
se kush do të shkojë në burg!?
askush nuk e di,kjo në rastin sikur të dilte me sukses “Drejtësia e re, vërtetë do të ketë në ballin e saj gjykatës e prokurorë vendas, por do të ketë pas vetes një korracatë të fuqishme perëndimore. Më tepër se krijesë shqiptare, është euroatlantike dhe shpresohet të ketë filtra shumë më të pakalueshëm se ato të Vetingut në drejtësi.”,kjo drejtësi që po proagandohet kaq shumë!!
kjo “drejtësi e ngjashme me EULEX e kosovës!!
por po të shohim rezultatin tejet tragjik të EULEX që kishte ” pas vetes një korracatë të fuqishme perëndimore”,mund të themi se koracatat perëndimore nuk i bëjnë ball shkrepave ballkanik!!
sistemi që është ndërtuar nga ajo që propagandohet si “katovica”,për shqipërinë nuk ka mundur të ndërtohet aq larg;thjeshtë është propaganduar si pjesë e një loje ndërkombëtare,për ta bërë më të besushme dhe më të paprekshme;por është një prodhim vëndas!!
pra kjo marrveshje mafioze politike nuk është bërë brënda ditës por ka marrë dhe ajo kohën e saj,është pjekur në bazë të lëvizjeve dhe nevojave të mafjes politike!!
sot po e shohim fare mirë se jemi futur brënda një dare,sistemi,që po të mos lëvizim si popull,do të na çojë,në mos në skllavëri,të paktën në bujkrobëri!!në atë sistem ku mbreti kishte bujarët e tij të cilët zotëronin tërë vëndin dhe e jepnin me qira sipas dëshirës popullit raja!!
po të mos lëvizim bythën për të rrëzuar këtë rikthim disa sisteme shoqërore pas,nuk do të kemi mundësi jo vetëm të demokratizohemi si popull e shtet,por do të shkojmë pas!do të kemi një regres të pamasë!!
shëmbujt e sistemeve demokratike i kemi!bile me bollëk!
kemi atë më të pastrin amerikan ku gjithkush ka të drejtën e të zgjedhurit e të zgjedhjes,po ashtu kemi atë europian ku mund të zgjedhësh e të zgjidhesh por dhe ta rrëzosh atë që ke zgjedhur dy muaj më parë!!
ndërmjet të tjerave kemi dhe atë të veçantin!?
atë zvicerian ku populli vetë ka si inisiativën për të vendosur për diçka,ashtu dhe për të rrëzuar diçka!!
kjo klasë politike duhet detyruar të ndryshojë!!
përse e them këtë!!
që të shpresosh që mund të ndryshojë vetë,jo vetëm që është ëndërr,por më shumë është e pamundur!!
prandaj duhet ta detyrojmë!!
detyrimi nuk bëhet duke mbështetur “qershinë e “palagur””,por duke i thënë atij që dri dje ishte problem”mos mu afro kriminel,afrimi tënd më çvleftëson protestën time”!
këtë e bëri shoqëria civile kur protestoi kundër LHL siriane,e bën studentët para dy muajsh!këtë duhet ta bëjmë sot!!
sali berisha,marioneta e tij basha e tërë langojt e politikës me shurrë të tharë mbi krye,nuk duhet të afrohen në protestat e popullit!!
ne e dimë fare mirë se që në sistemin e ndërtimit të partive,është përdorur sistemi i ndëritmit të shtetit!
pra duhet të fillojmë me ndryshimin e sistemit partiak!!
ta këthejmë nga diktatorial në demokratik!!
të zhduket sistemi i “UNIT”,sistemi i heroit të pagabushëm,të të parit që zgjedh ata që duhet ti shkojnë pas,si kurtizane obori!
që në sistemin partiak duhet të kemi KOLEGJALITET,që në parti duhet të ketë diskutim idesh dhe jo përjashtime për ide të ndryshme,që të ketë meritokraci dhe jo bythëlëpirësi!!
ne duhet të heqim dorë nga hyjnizimi i prijësve tanë!!
ne duhet ti shohim ata,ashtu si janë,njerëz të zakonshëm me prirje të veçanta dhe me prodhimtari të kufizuar!!njëlloj si jemi dhe ne masa!!
ne duhet ti shohim ata si puntorët tanë dhe jo si skllavoprnarët tanë!!
jemi ne që ju paguajmë rrogat,jemi ne që i mbajmë në punë kur punojnë mirë,jemi ne që i pushojmë nga puna kur punojnë keq!!
pa ndryshuar ne qëndrimin tonë!?
POLITIKA NUK KA PËRSE E NDRYSHON!!
të jesh në pozicionit e fituesit,është e vështirë ta ndyryshosh me atë të humbësit!!
nëse politika ka përfitim nga mosveprimi,nga nënshtrimi ynë!?
përse duhet të ndryshojë??
Te gjithe ne burgun e RECit, pastaj ndonje leter po te duan mund tia shkruajne Gruevsit qe andej.
Populli shqiptar enderron vendosjen e drejtesise. Nuk eshte aq shume interesante as Europa, as ndryshimet Ekonomike, as rruget dhe as shkollat qe gjoja do bejne keta zaberhanet e politikes shqiptare. Kur keta te paguajne per krimet dhe tu ri-merret gjithshka kane vjedhur, ne vendin tone do te fillojme te gjithe te shikojme perpara.
Ne Hungari shkoi Gruevski se ishte antisoros. Nga keto 4 cili eshte antisoros ? Orban nuk i pranon ndryshe !
Jam entuziast me ca komentues qe me ne fund po perkrahin Ramen si i majte sepse me rastin e Mit’hat Frasherit nuk pushuan duke thene se nuk eshte socialist !….tung
ASNJE!!!
Kryesore per Albanistanezet eshte mbushja e burgjeve me njerez “KRIMINELE” qe nuk rrespektojne kodin rrugor,
ATA PAS PAK VITESH DO TE JENE HERONJTE E ALBANISTANIT!!!
Hajdutlleku nuk njeh ngjyre apo parti. Zbriten nga malet edepsezi Sali edhe Ilir dhe jane bere me saraje dhe dalin ne tv e ulerijne se i dhimset populli. Po derdimeni Luli ka vjedhur jo ne permasat e dy te pareve por vesi eshte i denueshem. Edhe Rama nuk qendron larg. Le te me gjeni nje person qe me vitet ai ishte kryetar bashkie dhe te merrte nje leje ndertimi pa paguar leke p she per nje pallat pagesa nen dore ishte 100 milion parapagim. Po ministrat qe po te ishte gjalle merhumi do ti kishte varur prej koqesh me kohe. Ky popull me se do qe ai vend te marre fryme lirisht nga vampiret nuk duhet tu shkoje nga pas per mitingje por me sa munder te ndihmoje ne ngritjen e organeve te drejtesise . Ska derman vendi po nuk u derguan hajdutet ne burg.
Perrvec Edi Rames te tjeret pasaportet i kan te Bllokuera. Asnjeri nuk munde te levize pa leje e Prokurorise.!
nje eshte shume e qarte qe shtepine e verdhe e krijoi Basha-me UNMIK-un, te cilit ia pa sherin krejt kosova. Basha dhe Dik Marti,themeluan gjykaten speciale.
si e lejojne shqiptaret nje tradhetare te luaje me fatin e krejt shqiperise,
amen, jep mend, o zot, aty ku s’ka,
Sali Berisha është politiklani që mbanë të gjitha rekordet historike të krimeve në shqipëri ,të vjedhjev,vrasjeve ,kondrabandës armëve të naftës ,hekurit nga çëmontimi i armëve dhe fabrikave është rekordëmeni i vjedhjeve të votave .dhe i kultivimit të drogës me kryeqendrën e narkotrafikut Lazaratti bastion të tijë mbi 24 vjet ,nuk futej askush ta ndalonte.Është rekord në vrasje të mbi 4000 shqiptarve nga v.1996 deri vë1997 -98-tën i latëvdekur 26 veta në gërgec,dhe katër protestues me 21 janar ,plus torturën dhe zhdukjen edhe të kufomës Rremzi Hoxhës me gestapon e tij Gazideden e krimit.
Prandaj S.Berisha jo të takoj Gruevskin se kjo është privilegj ,por ti rezervohet vetëm dënimi në Hagë dhe përfundimisht fati i Milosheviçit në atë botë në ferr
Sali Berisha është politiklani që mbanë të gjitha rekordet historike të krimeve në shqipëri ,të vjedhjev,vrasjeve ,kondrabandës armëve të naftës ,hekurit nga çëmontimi i armëve dhe fabrikave është rekordëmeni i vjedhjeve të votave .dhe i kultivimit të drogës me kryeqendrën e narkotrafikut Lazaratti bastion të tijë mbi 24 vjet ,nuk futej askush ta ndalonte.
Është rekord në vrasje të mbi 4000 shqipëtarve nga v.1996 deri vë1997 -98-tën i la tëvdekur 26 veta në gërgec,dhe katër protestues me 21 janar ,plus torturën dhe zhdukjen edhe të kufomës Rremzi Hoxhës me gestapon e tij Gazideden e krimit.
Prandaj S.Berisha jo të takoj Gruevskin se kjo është privilegj ,por ti rezervohet vetëm dënimi në Hagë dhe përfundimisht fati i Milosheviçit në atë botë në ferr
Kur mendoj se sa hajdute dhe qelbesira duhen futur ne burge tmerrohem..sepse do ngelemi pa politikane.eshte dhe per te qeshur kur shikon gjeneraten e politikaneve te rinj nga pd,lsi..por edhe nga ps-ja nuk jane me te mire..mos o zot..me mire te na sjellin ca politikane nga evropa e amerika-bashke me vetingun “qe po vjen”….gjithmone sipas skenarit qe do funksionoje rreforma ne drejtesi….mercedezad i parkojne me kembe shkojne e protestojne,ca me guci e ca me prada po si i bete more shkerdhata, cirren grisen ulerasin ne burg brenda mos i rrasin. ju erdhi ora morr bandita te zbardhi nga terri drita……..