Berisha: Biseda ime me zyrtarin amerikan dhe roli që kam në marrëveshjen PD-PS

Elton Tafaruci

Nga “Studio e Hapur” në News 24, ish-kryeministri ka folur edhe për ministrat dhe drejtorët e rinj të propozuar nga opozita. Sipas Sali Berishës të gjithë emrat do të jenë në krye të institucioneve në zbatim të ligjit.

“Paketa e dytë është dyfishi i paketës së parë. Në arsim janë 44 mijë punonjës. Ministrja e Arsimit do të kërkojë zbatimin e arsimit e do përmbushë detyrat e saj. Vetëm infermierë janë 12 mijë. Legalizimet, Rama i shiste si tapi lejet e legalizimit. Nëse lexoni kriteret e Kopenhagenit, shihni që zhduken kriteret e legalizimit me këtë sjellje të Ramës”, u shpreh Berisha.

Më tej ish-kryeministri hodhi dritë mbi bisedën e bërë me zyrtarin amerikan mbërritur në Tiranë për zgjidhjen e krizës. “Ndikimin e pati përfaqësuesi i partisë amerikane, Yee. Ai shtoi platformën. Kjo ishte një marrëveshje që solli McAllister të përmirësuar. Përshembull nuk ekszistonte zv/kryeministri. Kur erdhën letrat e kam diskutuar me ambasadorin, por nuk kam qenë kumbar i marrëvëshjes, absolutisht jo, thjesht e kam mbështetur. Ai bëri Mcallister dhe e përmirësoi.  Rama kujtoi se ne nuk do ta pranonim paketën. Paketa iu dha të dyve edhe Ramës dhe Bashës”, rrëfeu Berisha.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ky ”TRAPI”-plak del gjithmone fitimtar,harron shume shpejt krimet qe ka bere ,por nuk ti harron populli O “kriminel”,eshte e kote te komentosh per kete “kerrme”qe kundermon gjith SHqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *