Berisha bojkoton “Independence Day”, festën e SHBA-ve

editor

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë bojkotuar ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në nderim të ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia organizohet rregullisht çdo vit nga ambasada dhe në të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit. Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri i zgjedhur, Edi Rama. Ra në sy menjëherë mungesa e Berishës. Të pyetur nga DITA, burime zyrtare të ambasadës konfirmuan se Berisha është ftuar, por nuk ishte i pranishëm. Nuk i është përgjigjur ftesës së SHBA-ve as Jozefina Topalli.

Të ftuarit, politikanë, gazetarë, përfaqësues të pushtetit lokal, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë qëndruar së bashku në oborrin e Galerisë së Arteve në Tiranë nga ora 19 në orën 21 të mbrëmjes së djeshme. Ceremonia u hap me këngëtaren shqiptare Rosela Gjylbegu, e cila këndoi himnin shqiptar dhe amerikan, dhe vazhdoi me trupat e marinsave të Ambasadës Amerikane, që performuan ceremoninë e tyre zyrtare. Formacioni prej 4 vjetësh i marinsave të veshur me uniformën e tyre të plotë, ngre dhe merr flamurin sipas riteve përkatëse. Kjo traditë e hershme e ushtrisë amerikane, nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe ata që i kanë shërbyer vendit.

Kunja e Arvizusë me Berishën

Ambasadori Arvizu mbajti nje fjalim per te pranishmit. Sipas burimeve te DITA fjalimi i parashkruar dhe ai i lexuar kane pesuar disa ndryshime te momentit te fundit, ndoshta, per shkak te mungesave te dy prej krereve te shtetit ne ikje, Berisha e Topalli.

Kjo është ceremonia e fundit e 4 korrikut për ambasadorin Aleksandër Arvizu, që do largohet nga vendi ynë pasi i mbaron mandati. Ndoshta publikut shqiptar i kujtohet që përpara ditës së votimeve, kryeministri Sali Berisha tentoi të shesë lajmin e largimit zyrtar të Arvizusë si një largim të parakohshëm. Në Tiranë u hapën fjalë që Arvizu do largohej. Në fakt bëhetj fjalë thjesht për mbarimin e mandatit. Mandatet e ambasadorëve amerikanë në Tiranë janë 3 vjeçarë gusht-më gusht.

Si për t’i kthyer reston thashethemeve të katundit politik të Tiranës për largimin e tij “për shkak të fuqisë së Podestas apo Berishës” sic u përfol para zgjedhjeve, ambasadori Arvizu me sa duket ka vendosur të jetë në Tiranë edhe në… shtator, kur mblidhet sesioni i ri parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ku PD e Berishës pësoi një humbje homerike. “Do jetë nder për mua të ndjek mbledhjen e parlamentit kur të nisë në shtator” – ishin fjalët e Arvizusë.

Fjala e Arvizusë

Ambasadori amerikan ka ironizuar edhe ata që kanë shumë fjalë dhe pak vepra. Ai ka risjellë në vëmendje një thënie të ish-presidentit Uillson 99 vjet më parë. Duke cituar ish-presidentin, Arvizu tha se liria nuk përbëhet nga deklarata të përgjithshme por nga përkthimi i tyre në vepra. Uillson ka thënë 99 vjet më parë: Liria nuk përbëhet me deklarata të përgjithshme, por nga përkthimi i tyre në vepra” u shpreh ambasadori.

“Integrimi vjen më shpejt nëpërmjet bashkimit dhe jo ndarjes”, – shtoi më tej ai, duke iu drejtuar të pranishmëve:   “Faleminderit që jeni bashkuar në 237-vjetorin e SHBA. Dua të përgëzoj për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Dhjetëra mijëra shqiptarë shkuan për të votuar. Sinjali i qartë dhe i pagabueshëm tregoi se ata janë të përgatitur për të marrë përgjegjësi”.

Gary Kokalari: “Burri i shtetit” u soll si një fëmijë i zemëruar kur i hiqen lodrat

I pyetur mbrëmë nga ‘Dita’ për bojkotimin nga ana e Berishës të festës së pavarësisë së SHBA-ve (Independence Day), themelues i organizatës së shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Gary Kokalari, bëri këtë koment:

“Dërgimi i ftesës është një gjest korrekt nga Ambasada Amerikane, ndërsa refuzimi i ftesës ishte një gjest i gabuar nga ana e Berishës. Kjo është disi ironike: Ai ka shpenzuar aq shumë kohë dhe para duke u përpjekur të kultivojë një marrëdhënie të fortë me SHBA-në, por me këtë veprim Berisha ka fyer të njëjtin vend, të cilit ai u përpoq aq shumë t’i bënte përshtypje. Burrështetasit e vërtetë e pranuan ftesën, por fakti është fakt – Berisha nuk është burrë shteti. Në vend të kësaj, ai ka vepruar si një fëmijë i zemëruar kur i hiqen lodrat e tij…”

 

 

Share This Article
18 Comments
    • O Bole me fal Bilo, ka ore si s’ka se nuk kane vajtur se u ka mbetur hatri qe amerikanet sua mbeshteten vjedhjen e votave prandaj, Jane te dy si ciliminj kopshti. Mua me thane se edhe vize s’do marrin me per Amerike si Burisha si Xhusipina 🙂

      • O vlora,e ke shkruar gabim Burisha,pra Bur- isha.Ai nuk ka qenë asnjehere buRRë.Per pjesen tjeter,çiliminj kopeshti,ke te drejte,sepse GËTJA i madh thoshte:
        “Thone se PLEQËRIA na bën foshnja.JO!!! Na GJEN foshnja,ashtu si qemë!” Ja ku dolem tek gjyshi me antiplumb…
        Edhe Xhusipina,ç’ka,mire e ke shkruar ,pra dmth ROS PIA,apo RUS PIA,sipas ndonje dialekti te persekutuar…

    • BILE KE EMRIN BILE QENKE DHE NGA TRURI,LUM SHTEPIA QE TE MBAN BRENDA.BUDALLEJ TE KALLEPIT TEND I DUHEN PD.

  • Epo kjo eshte gallate e madhe: komunistet shqiptare krenohen se shkuan ne oborrin e ambasades amerikane!

    Ja qe u bet edhe ju me Ameriken, e ulet koken, dhe i shkelet parimet!

    Sala komunist ishte, si ju, por e kuptoi shpejt se pa Ameriken nuk behet dot, pa ameriken as pushteti nuk mbahet dot…!

    Tani qe e moret vesh edhe ju…mos e harroni!

    Se vjen perqark rrota dhe…do filloni ta shani prape…Rajersonin tjeter!!!

  • O kafshe, me emrin Sali!

    Kjo eshte dite feste e SBA dhe jo e dikujt tjeter, o pis njeri o turp i ketij vendi!
    .

  • Percaktimi me i drejte per kete qenie :

    “ Berisha nuk është burrë shteti. Në vend të kësaj, ai ka vepruar si një fëmijë i zemëruar kur i hiqen lodrat e tij…” Gary Kokalari – themelues i organizatës së shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara.

    Keshtu zemerohet edhe Jozefina ,sidomos kur i hiqet e drejta per te shkuar ne Dubai.

    Ke sjell politika e keqene krye te popullit. Mjer Populli thuaj !

  • O “DITA”,pse nuk shfaqni komentet komentet qe jane kunder teje?Atehere ndryshoni titullin e gazetes dhe bejeni “NATA”.

    • ana! Nese je vajze e re, te falet, por nese je ndonje nga ato qe kane qare Salen per se gjalli, se u iken favoret, ateher populli yne ka nje shprehje: “Ndalu beg se ka hendek!”
      Nuk dua te beje avokatin e kesaj gazete te mrekullueshme, qe ka hapsire dhe promovon mendimin e gjitkujt, se nuk eshte fare e nevojshme. Po po ke nevoje per te dhene mendim per gazete me titull “Nata”, tako Fahri Balliun se po mendohet t’i ndryshoje titulli paçavures -fletushke “55” apo ate Frangaj qe “Kohes se Tij” kerkon t’i beje nje retushim titulli. Çfare mund te kesh kunder ti moj çuperline apo plake? Do te justifikosh gafen e rradhes se kryeministrit ne detyre dhe ish megafonit te tij, laraskes se Parlamentit shqiptar?!

  • Kopertina, jeni FANTASTIKË!
    “Amerika ta mat kokën me spango” kushdo qofsh. Jo më një burrec buburreci, që ha inat me elefantin! Piquni or politikanë shqipo. Bëni veprime të denja dhe të respektueshme, në se doni që të respektoheni dhe të jeni të denjë për vendin tuaj! Po nuk respektove popullin tënd, as Amerika nuk të del krah. Mësoni të lexoni vërejtjet e tyre, se përndryshe fundi është ai i kopertinës, hahahahahaaaha!

  • Saliu nuk vajti tek ambasada e shba per feste sepse ate dite ka shkuar te uronte fazlliçin per ditelindje! Jozi ishte ne shkoder te peruronte fillimin dhe mbarimin e punimeve per thellimin e bunes dhe berjen e saj te lundrueshme per anijet detare. Shkodra se shpejti behet port i madh detar. Ky port pritet te mare emrin ” port-zhelja”. Eshte porti i dyte ne europe pas nje porti gjerman(nga madhesia). Flitet se jozi do te jete drejtorja gjenerale e port-zheles. Dhendri i jozit do te kendoje hymnin e zheles gjate ceremonise…burimi:agjensia zhelepress.

  • Ore shqipfoles! E ke gabim qe u thua politikaneve “piquni”. Pjekja behet ne hell dhe ti u kerkon te shkojne hellin ne b….? Shko futjua vete se une nuk mar pjese ne kete krim. Zoteria jot me mendjen qe ka, do na mare politikanet ne qafë…! E ku te vemi ne te shkretet pastaj pa mendjen e tyre shpëtimtare? Ik tutje shqipfoles kriminel, terrorist e ku di une çfare tjeter…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *