Berisha dhe Cana titullarë kundër Empolit

redaktor

Paraqitja pozitive në gjysmëfinale kundër Napolit ka rezultuar një ogur i mirë për Etrit Berishën, që këtë fundjavë pritet të luajë titullar për të dytën ndeshje rresht brenda pak ditëve. Portieri i Kombëtares shqiptare do të zërë vendin e Federico Marchettit, i cili pësoi një frakturë në hundë gjatë stërvitjes në Formello pasi u përplas me Canën, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekëve, mungesa e tij në sfidën e së dielës kundër Empolit është e sigurt.

Për disa orë frika përfshiu edhe Berishën, i cili vuan nga një dëmtim i lehtë në kavilje, por nuk bëhet fjalë për diçka serioze pasi nga infermieria bardhekaltër sigurojnë se ai nuk rrezikon mungesën, pasi në të kundërt porta do të mbulohej nga shqiptari tjetër, Tomas Strakosha.

Sipas informacioneve, Marchetti u dëmtua në një përplasje të pavullnetshme me Lorik Canën, i cili do të rikthehet titullar në qendër të mbrojtjes për shkak të pezullimit të brazilianit Mauricio, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Dy shqiptarët e Kombëtares së De Biasit rikthehen kështu bashkë pas shumë kohësh në një ndeshje të kampionatit. Lazio do të presë Empolin të dielën në “Olimpico” për të kërkuar fitoren e 8-të rresht sezonale në Serie A.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *