Berisha dhe Islami, dy deklarata copy-paste

anazapta

Kryeministri Berisha ka inauguruar sot rikonstruksionin e rrugës Lis-Ura e Matit. Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha akuzoi kryetarin e PS, duke u shprehur se drejton opozitën me një model të dështuar.

“Kreu i opozitës rreh gjoksin se bllokoi 3 ligjet dhe investimet që bllokoi. Modeli i tij është modeli për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rotacion, largohu. Tirana i bëri atij rotacionin, ai kujton se do kthehet nga dritarja, kur Tirana e përcolli nga dera. Ne do ecim përpara. Modeli i tij, lexoni për Kokëdhimën, a ju kujtohen çatitë që bini mbi kokat e nxënësve mbi shkollat e Tiranës, ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, apo pallatet që i kanë zënë detin Himarës. Modelin Rama-Kokëdhima Tirana e flaku në Lanë”, tha Berisha.

Ndërkohë, disa minuta më vonë, në një konferencë shtypi nga Kuvendi, ish-deputeti socialist, Kastriot Islami, akuzoi Ramën se ka larguar nga partia socialistët e ndershëm. Por ajo që bie në sy në deklaratën e Islamit është fakti se ajo nuk ndryshonte pothuajse fare nga fjala e Berishës.

“Mbrëmë Kokëdhima sulmoi të gjithë socialistët e ndershëm.  Mbrëmë u pa urrejtja patologjike e Ramës”, tha Islami, duke iu referuar intervistës së mbrëmshme të Kokëdhimës në emisionin “Opinion”.

“Në 2011-n, modeli Edi-Koço doli nga Tirana. Në maj 2011, ai doli nga dera dhe në 2013-n nuk ka s’ka asnjë shans të futet nga dritarja”, tha Islami.

Share This Article
7 Comments
  • O Kaci i zi, PD ka largaur te ndershemit dhe te persekutuarit dhe te ka afruar ty si komuniste. une jam dakore dy komunista ne nje PD.

    Se si do te votojne te persekutuar per ty do te thote se ata e duan komunizmin.

  • ku eshte ai bataku me emrin mark.uk shikoje pak kete foto o mark pordha se ndofta te kthjellohet truri i krimbur kesajt i thua pd ti ,po kur te shohesh kacin e zi me 2 gishta perpjete kur deri dje psiqiku sali e etiketonte bllokmen ky eshte zhgenjimi per te gjithe demokratet …

  • Kac Islami:-Kesaj radhe e ” MENDEROSE ” fare! Qejfliu NANO vjen nga Viena sa here sheh se merr uje Varka e Berishes! Kesaj radhe erdhi per A.Malaj! Kurva(Nano) nuk e harron zanatin!!!

  • Po ti o Kac Ziu,socialist i ndershem je?
    Vetem kurvat,per inat te vjehrave, shkojne e flene me millonane.Ja, ti kete ke bere, ke disa vite,vete dhe fle ne krahet e millona Berishes.
    E pra, k.rva e pare je ti dhe mbas teje dhe disa te tjera.
    Po, je dhe budalla,leshon fjaale pa u menduar se ja fut vehtes,si ja ke futur me siper, me “socialistet e ndershem”.
    I ndershem, eshte ai qe nuk i luan vithet sa me te majte aq me te djathte,sic i luan ti, ne ate krah qe ndjen me shume “kenaqesi”.

  • Ky liliput eshte shume i peshtire, veçanerisht kur flet, ky dallkauk dhe kopuk bashke te bene per te vjelle. Por kur ka surrat dhe ky te flas ne publik, qe ne 1996 iku i qelbosur dhe i trembur deri ne palce, vetem per nje fjale qe tha se “do terhiqte koka zvarre” dhe nenkuptonte koken e Berishes. Sa poshte qe bien ca njerez, Natyrisht keshtu ndodh kur qofte shkollen apo karieren profesionale, qofte ate politike e ndertojne mbi bazen e b.thelepirjes ndaj pushtetit pavarsisht nga ngjyrimet qe ato perfaqsojne. Kastriot Islami & Dogjani dhe Kadelli, jo pse iket nga e majta dhe shkuat tek pseudo e djathta berishiane, por per ato qe guxoni dhe dilni ne publik, jeni jo vetem fundrina politike, personazhe qe personifikoni me te keqen e mundeshme dhe veset me te ndyra te ketij populli, jashteqitje politike qe duhet pastruar sa me pare qe ky vend te ndryshoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *