Berisha dhe lëngu i parë i fasuleve

redaktor

Themelimi i Partisë Demokratike si akti që vulosi pluralizmin politik në Shqipërisë dhe rrjedhimisht, hyrjen në sistemin demokratik dhe fundin e diktaturës komuniste, prej shumë kohësh nuk i reziston më legjendës fillestare, sipas të cilës, kjo parti erdhi si produkt gjenuin dhe i rrjedhshëm i lëvizjes studentore të Dhjetorit ‘90. Është një gjë pakënaqësia popullore, varfëria masive, kolapsi ekonomik i sistemit “socialist” dhe reaksioni zinxhir i ndryshimeve të mëdha në vendet e Europës Lindore, dhe një gjë tjetër kanalizimi i këtyre pakënaqësive drejt shprehjes së zëshme të kërkesave për ndryshime. Këtë pjesë të fundit, rezulton se e ka stimuluar edhe vetë regjimi, i ndërgjegjshëm siç ishte në grahmat e fundit, se më mirë një ndryshim i dirigjuar dhe pa pasoja të rrezikshme për të gjithë, në rradhë të parë për vetë eksponentët e lartë të tij, sesa një dalja e mundshme e situatës jashtë kontrollit.

Pas analizës së fakteve dhe krijimit të një panorame të përgjithshme më të ftohtë dhe të esëllt, me kalimin e viteve për shumëkënd mund të jetë bërë e qartë se karta e PD-së si “partia që përmbysi komunizmin” nuk ka ku të qëndrojë më në këmbë. Por është një gjë krejt tjetër, kur për detajet, episodet dhe momentet se kur dhe si u lejua pluralizmi politik në vend, flasin njerëzit që kanë qenë prezentë, e madje protagonistë të atyre ditëve. Në vëmendjen publike, temën e dirigjimit të kontrolluar të krijimit të PD-së (pak më vonë edhe PR-ja) e riktheu ish sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH-së muajt e fundit të vitit 1990, Xhelil Gjoni. Por një personazh po kaq domethënës dhe kyç i atyre ngjarjeve është dhe ish ministri i Arsimit, sot kryetar i PSD-së Skënder Gjinushi. Këtë këtë intervistë për DITA-n ai jo vetëm konfirmon piketimin e Sali Berishës, Azem Hajdarit, Gramoz Pashkos etj, si njerëzit që do “përmbysnin” sistemin monist, por jep edhe detaje interesante sesi lëviznin gjërat nga dita në ditë. Por jo vetëm kaq. Për Skënder Gjinushin, përzgjedhja e Sali Berishës në krye të opozitës së parë shqiptare nga ana e Ramiz Alisë, më tepër sesa një selektim personal i pasardhësit të Enevr Hoxhës në pushtet, duhet të ketë qenë një sugjerim, një servirje. Nga kush dhe për ç’arsye? Këtë Gjinushi nuk e thotë, por ai sqaron edhe një përshtypje të gabuar që Gjinushi dhe shumë intelektualë e njerëz që e dinin sesi lëviznin gjërat në politikën e Tiranës, kishin krijuar asokohe për doktorin që befas hyri në politikë. “Ne në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet”. Ajo që dimë me siguri, është se fasulet demokratike shqiptare, për arsyen e mosderdhjes së ujit të parë, mezi kapërdihen.

Share This Article
9 Comments
  • Sado here tua ndrosh ujin fasuleve prap pordhe do te prodhojne!
    Por keto te lengut te pare paskan qene verte te forta!!!!

  • Ramizi morri ne varr Enigmen qe nuk arriti ta mesoje dot-Lojen e ndyre dyfishe te Xhelil Gjonit.Ai e dinte se Xhelili vepronte ne emer te tij,porse cfar marreveshjes me Berishen bente mbrapa kurrizit te tij,ai kete nuk arriti ta mesoje kurre.Kjo enigme ,megjithese u rropat qe ta zgjidhte,por nuk arriti,imbeti PENG dhe e morri ne varr.Ai perjetoi vetem faktin qe:Nga viti 90 e mbrapa Saliu,pra P.D.,jo vetem qe nuk e sulmoi ish numrin 2 te P.P.Sh.,Xhelil Gjonin ,por as emrin nuk ja zuri ne goje,qofte edhe nje here te vetme.Sali Berisha eshte servirja e Xhelil Gjonit.Me teper nuk do te mesoni kurre me sepse,nuk ka tjeter te vertete.

  • Kane qene shume te servirur te Ramizi, I cili edhe vete ka qene I servirur te Enveri. Pse mendoni ju se Nexhmija nuk e di kush eshte Saliu? E di shume mire po I intereson te hiqet sikur eshte ne perplasje me Saline, kur jane pjese e nje bande. Jane ajo bande qe shkaterroi Shqiperine, duke u perpjekur te marrin prej saj pjesen me te mire. Ka ardhur koha tu a marrim. Kete do e kundershtoje vetem XUME PROTOPAPA.

    • Vetem ata qe i kane mbajtur tere jeten ere topeve te Enverit u del ne enderr sikur po u rrembejne pushtetin nga duart kulishave te tij.

      Boll fole percart ne gjum Nastradin bej.

  • Jo nuk ka pse reagon Bertisha. Ai nuk eshte kafshate qe kaperdihet kollaj,i gjithe plani ishte nje pluralizem fasade dhe Berisha te ishte vetem nje kukull. Por doli ndryshe. Berisha i mposhti dhe do ti mposhte te gjithe. Si dje, si sot ai ishte mbi te gjithe. Skender Gjinushi, Ramiz Alia, Xhelil Gjoni duken lilipute e para tij. Edhe sot ia keni friken.Intervistoni cfado funderrine mjafton te thote nje fjale kunder Berishes.

  • Pergjegjesine per vendosjen e Saliut dhe per shkaterrimin qe ai i solli Shqiperise, i Ramiz Alia e mori me vete ne varr, por bashkefajtore jane edfhe tere ata komuniste qe i dinin prapaskenat dhe lojen politike qe behej ne kurriz te shqiptareve, duke perfshire Xhelil Gjonin.
    Demi u be dhe do ti kushtoje Shqiperise dy breza njerezore.
    Denimi i Saliut ka rendesi, por ai denim nuk ben asgje per te riparuar demin kolosal.

  • Ramizi preu ne bese popullin e ndershem duke instaluar ne krye te tij llumin e kombit !Atij shume gjera mund t’i falen por Salen nuk ja fal populli kurre.

  • saliu e punesoi djalin xhelilit ne ministrine jashtme,me pas e dergoi per specilizim ne diplomaci…….perse????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *