“Shqipëria sot nuk është më ajo që ishte dje! Një popull i tërë i mashtruar po ngrihet si vigan drejt zenitit të dinjitetit njerëzor dhe të vërtetave!”. Kjo është fjalie e parë e një teksti të ish-kryeministrit Sali Berisha të postuar ditën e djeshme në Facebook. Komentuesit në rrjetin social e akuzojnë për përdorjen e termave komunistë, madje që në fjalinë e parë të këtij postimi. “Nuk e kuptoj o njerëz mund t’i shkoni pas një njeriu që flet për ideale e për dinjitet. Ti o Sali Berisha për 10 vjet e shkatërrove Shqipërinë, e mbushe plotë me hajdut, me korrupsion deri në kulm dhe tani s’të vjen mirë kur ky tjetri bën ligjin. T’ju vijë turp që ishit kaq kohë në detyrë dhe akoma s’e dini çfarë është të drejtosh një shtet po e keni mendjen vetëm për të shkatërruar. Dua tu bëj një pyetje juve si ish- kryeministër : Çfarë bëre ti në 10 vite që do ta rrëzosh qeverinë e re që ka 7 muaj në detyrë?


Dolen ne proteste ata qe dje humben beneficet,karriget,poltronat,badigardet,dhe me kryesofja nuk mund te firmosin,ku cdo firme e kish tarifen me qindra e mijra euro,hajde tu besosh ketyre qe po lodhen e po protestojne per ne,eshte tu vesh plumbin bytheve horrave,qe mos i gezofshi deri 7 brez ato qe keni vjedhur,mashtruar e vrar,ptuju hedebzezer.