Berisha dhe Noka konfirmojnë prezencën në Prokurori ditën e sotme! Çfarë pritet të ndodhë?

Amelda Amelda

Ish-kryeministri Sali Berisha mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në orën 11:00.

Berisha do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PD-së,nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PD-së.

Ndërkohë në orën 12:00 mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili që po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Ndaj tij prokuroria ka dërguar një thirrje për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e organizuar tek selia e PD-së, më 8 janar, ku edhe pati akte të shumta dhune.

Deputeti Berisha është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Hekurat pasi te deponojne qe ne frazat e para. Mos i lini te dalin qe te mburren per triumfin e tij te pandeshkeshmerise. Eshte turp per (pa) drejtesine e re frikacake e te kompleksuar nga mjetet e para dhe te papara gjate protestes se marrjes se kalase se PD-se. Populli i do ne banken e te akuarve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *