Politika shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kryeministri Sali Berisha e quajti një arritje madhore, shumë të rëndësishme.
“Kjo marrëveshje historike përbën një arritje madhore, tejet të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.
Marrëveshja e Brukselit ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin tonë, për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe europian.
Marrëveshja e sotme hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në rajonin tonë, në përpjekjet e tyre për një të ardhme të përbashkët evropiane,” thuhet në mesazhin e Berishës.
Kurse kryetari i PS, Edi Rama, tha se është krenar për Kosovën.
“Krenar për Kosovën që falë një lidershipi vizionar fitoi luftën dhe paqen me dinjitetin më të madh! Më në fund dhe Serbia bëri gjënë e duhur”.

me ne funde u arrit kjo marreveshje e shume pritur ! Urime e suksese!