Berisha dhe Topalli: Do fitojmë si Bajerni

anazapta

Në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme, kryeministri Berisha ka postuar një mesazh në Facebook, nëpërmjet të cilit shprehej se do të fitojë njësoj si Bajerni.

“Super ndeshje, super spektakël, super portier. Fitore e merituar e Bajern! Ne do fitojmë! Përpara!!”, shkruan Berisha.

Pak më herët, Berisha kishte shkruar: “Të dashur miq, po ndjek super ndeshjen!! Unë jam krejt i vetmuar, këtu të gjithë janë me Bajernin. Unë si gjithnjë me fitimtarin. Fitore!!”.

Ndeshja është ndjekur edhe nga Jozefina Topalli, e cila I bashkëngjit entuziazmit edhe sloganin e PD-së.

“Bajern kampion! Trofe e merituar. FITORE! PERPARA! PERPARA!” shkruan ajo.

 

Share This Article
5 Comments
  • Llogjike alla Sala:

    Te gjithe jane me Bajernin, une jam krejt i vetmuar, thote. Sipas kesaj llogjike i bie qe Sala te kete qene me Dortmundin.

    Une si gjithnje me fitimtarin, thote. Dortmundi humbi. Hajde merre vesh Salen!

    Tung,
    Blendi

  • Vetëm me këto komente ne Shqiptarët duhet të kuptojmë se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e tij.
    U takua me Papën e tha se sa herë që takohem me ndonjë Papë,gjithmonë i fitoj zgjedhjet..Fitoi Bajerni mbrëmë kupën kampione e prapë tha se ai do t’i fitojë zgjedhjet..
    Pra Berisha na lë të kuptojmë se ai dhe partia e tij nuk kanë ndonjë program për të cilin ne Shqiptarët duhet t’i votojmë.Ne thjeshtë duhet t’i votojmë sepse fitoi Skenderbeu kampionatin,Laçi kupën e Shqipërisë dhe Kukësi luan në kupat e Europës,hajde Kryeministër “vizionar” hajde…

  • Amerika do mundohet shume te mbeshtesi zotin Berisha ne vjedhjen e votave, por perseri do kete shume vota kundra dhe nuk kane çfar te bejne.Zoti Rama te kete parasysh se amerika mbeshtet Berishen shume fort dhe i duhet dhe kater vjet .

  • Fitoi e kuqja o Sali ti me ke je me te kuqen apo me blun ne fillim kthjello mendjen tende se kush je nga vjen dhe ke do pastaj shkruaj komente. Ke arritur ne nje gjendje te tille qe nuk di se cfare thua je corintuar e coroditur si duket humbja e sigurt e zgjedhjeve te ka cuar ne kete gjendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *