Kryeministri Berisha ka ripërsëritur sërish sot ndërmarrjen e një pakete reformash për të ndihmuar biznesin dhe për të nxitur punësimin.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht kostove të mëdha qeveria do të vijojë me reformat të cilat sipas tij do të sjellin sukses në mandatin e ardhshëm.
“Kjo paketë e re reformash është e domosdoshme për të përgatitur suksesin e plotë të mandatit të ardhshëm qeverisës. Me këto reforma synohet të zgjerohet liria ekonomike dhe e iniciatiës së lirë të çdo fermeri dhe biznesmeni shqiptar, synohet të nxitet në të gjitha stimujt punësimi i qytetarëve, krijojnë në mënyrë të padiskutueshëm një minus të ardhura buxhetore. Por ne do bëjmë gjithçka për ta ulur në maklimum përmes një disipline fiskale” tha Berisha duke njoftuar se do të merret vendimi për heqjen e TVSH për të gjitha makineritë e gjitha llojeve të bizneseve që përdoren për prodhim, makineritë në bujqësi.
Sipas kreut të qeverisë, reformat sjellin reformat dhe vetëm kjo është rruga e garantimit të vazhdimit të suksesit.
“Parimet janë të njëjta, kjo qeveri në programin e saj elektoral ka pasur në epiqendër mbështetjen e biznesit si levën e Arkimedit për të mbajtur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarit. Implementimi i tyre fillestar ka dhe mund të ketë pasoja mbi të ardhurat dhe fusha të tjera, e vërteta është se këto reforma që marrim kësaj radhe, në raport me qytetarin shqiptar ka vetëm pozitivistet dhe mirësi, nuk krijojnë asnjë dhimbje të përkohshme, përveç se përmirësim direkt dhe në vazhdim. Këto reforma synojnë të rrisin aftësitë konkurruese të ekonomisë, pra të rrisin prodhimin, punësimin”- tha ai.
Gjithashtu kryeministri Berisha ironizoi edhe deklaratat e kryesocialistit Rama se qeveria po kopjon programin e PS-së. Sipas kryeministrit, kryesocialisti Rama pas librit “Kurban” do të botojë një tjetër libër që sipas tij do të titullohet “Vjedhja”.
“Jam i sigurtë që nesër Rama do thotë se ia vodhën programin, edhe TAP-in edhe kaskadën e Devollit. Pas ‘Kurbanit’ ai do shkruajë veprën tjetër me titull ‘Vjedhja’. Kështu e ka ai me çdo njeri, por tmerri i pafund është kur gënjen veten e tij” tha Berisha.
Ky po ja kalon edhe plakut Mere per budallalliqet qe nxjer nga goja
mjre populli ne duart e kujt ka rene