Lumë premtimesh për investime dhe vende të reja pune në kuadër të fushatës. Ashtu si në fushatat pararendëse, kryeministri Berisha i shoqëron takimet elektorale me ndonjë inaugurim rruge ose fabrike, duke premtuar rritje të vendeve të punës dhe investime të tjera. Gjatë një takimi në Maminas, ku përuroi një fabrikë mjekësore, Berisha tha se do të katërfishohet sipërfaqja e mbjellë me bimë mjekësore.
“Investimet dhe krijimi i vendeve të punës, përbën për ne objektivin më madhor. Shqipëria ka potenciale të mëdha prodhimi, Shqipëria ka potenciale të mëdha punësimi. Të ndalemi në sektorin e bimëve medicinave. Shqipëria për shkak të relievit ka florën e pasur. Shqipëria ka 3 200 specie të ndryshme, qindra prej tyre, rreth 340 kanë përdorim aromatik apo medikal. Zotohemi të katërfishojmë sipërfaqen e mbjellë me sherbelë në jug dhe veri. Sot janë familje fermerësh në jug dhe lindje që marrin të ardhura shtesë me bimë mjekësore. Qeveria do të subvencionojë farat dhe fidanët, krijimin e fermave të bimëve medicinale, si dhe do bëjmë gjithçka me vendorët, për mbrojtjen e plantacioneve të fidanëve. Kapaciteti vjetor i këtyre bimëve është 200 mijë tonë në vit. Ne jemi në hapat e parë. Eksportet e tyre janë 30 milionë dollarë”, deklaroi kryeministri Berisha.

E ka fjalen per hashashin kopili. Flet me pseudonime.
u mpak dhe nuk hoqi dore nga budalliqet
ik more mekatar e ke per drogen qe mbjell yt bir ne lazarat kopil shkerdhate
Per Sherbele Kolumbie e ka fjalen ky Qaifiri? Ta quajme Sherbele Klemendi, me kusht qe te perdoret fare Vendi. Ajo e Lazaratit ka rendiment te larte.